URIM ME RASTIN E DITËLINDJES SË PROFETIT MUHAMMED A.S

Dëshiroj të përgëzoj dhe të uroj të gjithë besimtarët myslymanë kudo që janë për këtë ditë të gëzueshme e të madhërueshme, lindjen e Profetit Muhammed A.S. Për këtë arsye besimtari duhet të kuptojë qartë se dashuria ndaj Profetit nuk manifestohet me kremtime dhe festivale, siç ndodh në shumë raste e në shumë vende, por duke ndjekur rrugën e tij dhe veprën e tij hap pas hapi në mënyrë që të fitojmë kënaqësinë e Zotit. Në një ajet Kuranor thuhet: “Thuaj (O Muhammed): Nëse vërtetë e doni Zotin atëherë më ndiqni mua dhe Ai do t’ju dojë e do t’jua falë gjynahet. Zoti është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Në një ajet tjetër Ai thotë: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues. Njëkohësisht të kemi dërguar ty si thirrës, që i fton njerëit ne rrugën e Zotit me urdhërin e Tij dhe si pishtar ndriçues.”
Me këtë rast Kryegjyshata Botërore Bektashiane hap dyert për të gjithë besimtarët të kudondodhur për vizita dhe falje në Seline e Shenjtë.
Jeni të mirëpritur!

KRYEGJYSHI BOTËROR
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ