Ditën e sotme një grup studentësh të Arkitekturës vizituan Kryegjyshatën Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë, ku u pritën dhe në një takim të veçantë nga Kryegjyshi Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë kësaj vizite Studentën u prezantuan më nga afër me ambientet e Kryegjyshatës si: Selia e Shenjtë, Muzeu i Bektashizmit, Biblioteka, Arkivi, Fonoteka/Fototeka etj.
Nga ana tjetër, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohu studentët më konkretisht me arkitekturën dhe historikun e Teqeve dhe vendeve të tjera të shenjta bektashiane, në Shqipëri dhe jo vetëm.