Fortlumturisë së Tij, Anastas, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë!

Tiranë, 22 janar 2020

Fortlumturisë së Tij,
Anastas, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë!
Vëllai im, Fortlumturi i nderuar!
Kremtimi i ditës së emrit Tuaj të Shenjtë më jep kënaqësinë e veçantë t’ju uroj një jetë sa më të gjatë në dobi të misionit Tuaj fisnik në ringjalljen e besimit të Krishterë në vendin tonë.
Kjo ditë gjithashtu më kujton mua dhe gjithë ndjekësve të Haxhi Bektash Veliut kontributin Tuaj të pazakontë në ndërtimin e urave të paqes midis feve dhe besimeve të ndryshëm.
Akti i vyer i vëllazërisë fetare në Shqipëri, në mënyrë të veçantë në këto tri dekada të fundit të historisë fetare do të përmbajë në çdo moment frymën dhe veprën tuaj të mrekullueshme.
Jetë të gjatë në shërbim të Zotit dhe besimtarëve!
Zoti të bekoftë!
Amin!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj