Kryegjyshi Botëror në SHBA, i pranishëm në Mëngjesin e Lutjeve

Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në Ditën e Lutjeve në SHBA. Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të lartë nga e gjithë Bota. Kryegjyshi Botëror Shejtëria e Tij  mbajti një lutje për gjithë të pranishmit ; që Paqja , dashuria mes njeri tjetrit, midis popujve, të mbretërojë në të gjithë galilenë e madhe të kombeve.

Në këtë takim ndërkombëtar morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.