Do të desha së pari që kjo javë e Pashkëve Ortodokse T’ju ketë gjetur shëndoshë e mirë, në këtë rrjedhë të trazuar të pandemisë botërore, si dhe plot shpresa për të sotmen dhe të nesërmen e krejt vëllazërisë sonë fetare.
Ditët e ngjarjeve të mëdha, të tilla, kanë qenë dhe mbeten gëzime për të gjithë, mundësi pa fund takimesh dhe urimesh, duke dëshmuar se pavarësisht nëse jemi syni, të krishterë, bektashinj, hebrenj, apo ungjillorë jemi bij të një Zoti të Vetëm dhe krejt jeta jonë, s’është gjë tjetër veçse vullneti i TIJ.
Prandaj edhe këto ditë pashkësh, pavarësisht se fizikisht nuk mund të jemi së bashku, ne jemi të tillë në frymë dhe në shpirt dhe i lutemi Zotit të lartë të na japë forcën e duhur për të dalë sa më me pak dhimbje në dritën e tij.
Në emër të miliona besimtarëve bektashianë në të gjithë botën, Gëzuar Pashkët!
Zoti ju bekoftë Juve dhe gjithë të krishterët e Shqipërisë!
Amin!
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj