Pelegrinazh në teqenë e baba Kasëmit në Inonisht-Devoll

Ditën e sotme, Gjyshata e Korçës nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilluan ditën e sotme pelegrinazh në teqenë e baba Kasëmit në Inonisht-Devoll.

Viti 1578, Kasëm Babai vjen nga Kosturi me gjithë dervishët e tij në Inonisht. Për nder të tij është ngritur një tyrbe dhe më vonë teqeja ka luajtur rol të shquar atdhetar dhe fetar.