Urim për Presidenten, Shkëlqesinë e Saj, Dr. Vjosa Osmani!

E nderuar Presidente e Kosovës, Shkëlqesia Juaj Dr.Vjosa Osmani!
Prej mediave mësova sot që morët zyrtarisht funksionin e Presidentit të Kosovës, në përputhje me obligimet kushtetuese. Më lejoni t’Ju uroj fat dhe mbarësi në misionin Tuaj fisnik dhe t’i lutem Zotit të Lartë, tu japi vullnet dhe përkushtim që ta kryeni me sukses këtë detyrë!
Ju siguroj Shkëlqesi Presidente, se do të kini kurdoherë vëmendjen e miliona besimtarëve bektashinj të kudondodhur në botë, si dhe mbështetjen e sinqertë të komunitetit bektashi në Kosovë, në përmbushjen e detyrave të vështira për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.
Pranoni me këtë rast shprehjen e konsideratës time më të lartë!
Zoti Ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Hirësia e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj