Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj pret në Selinë e Shenjtë një grup deputetësh të Kosovës

Ditën e enjte, më datë 17 dhjetor 2020, një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht, z. Bajrush Xhemaili, znj. Eliza Hoxha, znj. Teuta Haxhiu dhe z. Halil Selimi, bënë një vizitë në Selinë e Shenjtë të  Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.
Ata u pritën dhe u shoqëruan nga Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ku që në fillim, ata morën bekimin e tij.
Gjithashtu deputetët e Parlamentit të Kosovës, vizituan Odeonin, Muzeun e Bektashizmit, Bibliotekën, Arshivën, Fototëkën/Fonotekën etj dhe u mrekulluan nga toleranca e besimit bektashizmit dhe roli i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për rritjen e tolerancës fetare në Shqipëri.
Deputetët shprehën një mirënjohje të thellë dhe falënderim për Kryegjyshin dhe për mikpritjen e ngrohtë dhe të jashtëzakonshme që u bëri.
Në bashkëbisedimin e ndërsjelltë me mysafirët, u theksua angazhimi i përbashkët për rritjen e forcimin e rolit të bektashizmit në hapësirat mbarëshqiptare dhe kudo ku punon e jeton ky komunitet.
Në fund të vizitës, parlamentarët kosovarë lanë me shkrim dhe mbresat e tyre në librin përkatës të vizitorëve, ku ndër të tjera shkruan: Ky vend ishte mrekullia vetë dhe një frymëzim për ne për të bërë punë të mira për kombin e për njerëzimin, ashtu siç predikon dhe realizon  edhe misioni i vetë bektashizmit!“