Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, takohet me Kryetarin e Parlamentit Turk, Prof. Dr. Mustafa Şentop

Ditën e martë, datë 22 dhjetor 2020, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti Kryetarin e Parlamentit Turk, z. Mustafa Şentop dhe delegacionin që e shoqëronte. Takimi u bë në mjediset e teqesë bektashiane “Harabati Baba”-Tetovë, një nga objektet e përfshirë në axhendën e institucioneve vendase që vizitoi kreu i Parlamentit të Turqisë. Dede Edmond Brahimaj, i shoqëruar nga klerikët vendas që e shoqëronin, pasi u uroi mirëseardhjen miqve nga Turqia, së bashku, vizituan mjediset e këtij institucioni bektashian, dhe klerikët që e shoqëronin, pasi u uroi mirëseardhjen miqve nga Turqia në teqenë bektashiane të Tetovës, më e madhe e Ballkanit. Miqtë nga Turqia u befasuan me historikun dhe mjediset e kësaj teqeje të njohur dhe bënë vlerësimet e tyre. Njëkohësisht, gjatë kësaj vizite, historiku i kësaj teqeje të njohur, peripecitë që ajo dhe klerikët kanë përballuar në rrugëtimin e gjatë kohor, të djeshme dhe të sotme, përpjekjet në rritje të bektashizmit për më shumë paqe, dashuri e mirësi e dashuri, pa dallim feje, etnie, race e ngjyre, ishin pjesë e bisedimit konstruktiv mes Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj dhe Kryetarit të Parlamentit Turk, Prof. Dr. Mustafa Şentop.
Ky takim u shtohet takimeve të tjera që ka zhvilluar kohët e fundit Kryegjyshi Botëror Bektashian, me funksionarë të lartë shtetëror në rajon e më gjerë, në kuadër të rolit, përhapjes e njohjes zyrtare të këtij besimi të paqtë.