“Mistika e maleve” – ishte tema e bisedës ditën e djeshme, më datë 17 dhjetor 2020, në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Historiani dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, z.Nuri Çuni gjatë bisedës tregoi fakte dhe histori interesante për shumë nga malet në Shqipëri si për malin e Tomorrit, Kurorën e Maleve, Shpellën e Ballëm Sulltanit etj. Ndër të tjera ai citoj se gjatë pandemisë njerëzit i kanë vizituar këto vende akoma më shumë, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.
“Malet shqiptare janë të jashtëzakonshme jo vetëm për pamjen e tyre, por edhe për energjinë që njerëzit besojnë dhe kanë shpresa. Edhe këtë vit që ishte pandemia në malin e Tomorrit, kishte vizitor nga e gjithë. Dhe në këto kushte të tilla i dha forcë”.
Një intervistë e veçantë lidhur me këtë temë, dhe në veçanti për Malin e Shenjtë të Tomorrit, u zhvillua edhe me Kryegjyshin Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ndër të tjera Kryegjyshi tregoi se shenjtëria e maleve apo vendeve të shenjta, vjen prej njerëzve që kanë qenë shenjtorë.
“Këto vende të shenjta janë vende ku njerëzit shkarkojnë energjinë negative, për të marrë energji pozitive. Shenjtorët bëjnë vazhdimësinë e profetëve të cilët janë të dukshëm dhe të padukshëm, ne vendin që rrinë ata është vend i shenjtë sepse janë shkrirë tek Zoti’.