Accademia Bonifaciana, nderon Kryegjyshin me çmimin e paqes

Në mjediset e Pallatit Papal të Ananjit, Këshilli Drejtues i Komitetit Shkencor dhe Senati Akademik, patën të ftuar në mesin e tyre, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Hirësinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Prania e profesorëve, student të Akademisë dhe vençanërisht e Presidentit të Nderit, Eminencës së Tij, Kardinal Jose Salavia Martins e bënë akoma më të shenjtë këtë pasdite, të cilën Kryegjyshi Botëror e shfrytëzoi për të dhënë një imazh sa më të qartë të gjendjes në të cilën ndodhet bektashizmi i sotëm, në më shumë se 30 vende të botës. Ai spjegoi midis të tjerave se roli i këtij tarikati brenda zhvillimeve fetare në Shqipëri e Ballkan është jo thjesht i denjë, por shumë bashkues, duke ngritur kurdoherë ura paqeje e bashkëpunimi midis feve dhe besimeve të ndryshëm, si edhe duke qënë në radhët e para të mbrojtjes dhe  çuarjes më tej të trashëgimisë së Islamit.
Më pas, ka qënë Kryetari i Komitetit Shkencor të Akademisë, Eminenca e Tij Imzot Enrico dal Covalo, i cili përpara të dorëzonte titullin e lartë, ka folur për Selinë e Shenjtë Bektashiane. Ky kontribut, vijoi Imzot Kovalo,konsiston si në ruajtjen e identitetit fetar të bektashiazmit, ashtu edhe në pasurimin e këtij identiteti me prurje të reja, në kontekstet që kalojmë, duke u mbështetur kurdoherë në dashurinë ndaj Zotit. Ai theksoi gjithashtu se Qendra e Sotme Botërore e bektashizmit në Tiranë, ka mundur të  indetifikohet me  shfaqjet më të pastra të Islamit, larg çdo klime kontrontieni apo radikalizmi. Në fund i tha se Këshilli shkencor dhe Senati Akademik, me dekret nr. 74/20, kanë  nderin t`i akordojnë Hirësisë së Tij, Brahimaj, Kryegjyshit Botëror Bektashian çmimin ndërkombëtar Bonifacion VIII “Për  një kulturë paqeje” dhe titullin e  nderit të senatorit Akademik me maotivacion: “Për angazhimin dhe kontributin aktiv, kulturor dhe shoqëror, për realizimin e ideve, synimeve dhe vlerave sipas ideve të ndjekura nga Akademia Bonifaciana.”
Në përshëndetjen e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, falenderoi për nderin e madh, të presidentit, senator dhe intelektualë të shquar të Akademisë në fjalë, të cilët me eventin e organizuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë respektuar udhëtimin e gjatë, tetë shekullor të tarikatit, ku veç milona besimtarëve mbetet padyshim i shquar kontributi i mijra dervishëve dhe baballarëve anekënd botës. Ai vijoi duke thënë se një nder të till, është ndërkaq edhe frut i mbijetesës së klerikëve bektashianë, përballë konteksteve të ndryshëm fetarë,në të cilët ne dëshmuan jo thjeshtë devocionin e thellë ndaj Krijuesit, por edhe ndaj fateve të atdheut dhe kombit. Në fund, Kryegjyshi u shpreh: “Ju siguroj të nderuar të pranishëm, se ky çmim ndërkombëtar, pamvarësisht se më jepet mua personalisht, do të përbëj një program me vision më të plotë, në veprimtaritë e shumta të Selisë së Shenjtë Bektashiane, si në rrafshin doktrinor të saj, ashtu edhe në veprimtaritë e shumta me karakter fetar, shkencor apo shoqrorë. Njëherazi nderimi i sotëm, do të na shërbej për t`u përballur me sukses ndaj sfidave të sotme të cilivizimeve.