Ditën e sotme, me rastin e 120 vjetorit të kalimit nga jeta dhe, 175 vjetorit të ditëlindjes së Naim Frashërit (25 maj 2021), dhe 40 vjetorit të kalimit nga jeta të ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian Dede Ahmet Myftarit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane zyrtarisht “Vitin e Naimit”, realizoj një program të veçantë, i cili përfshiu një sërë aktivitetesh si “Takimi me poetët”, ekspozita fotografike nga “Jeta dhe vepra e Naim Frashërit”, ribotim të disa librave, sesion shkencor dhe veprimtari të tjera gjatë “kulturore e artistike. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shetit shqiptar, përfaqësues të komuniteteve fetarë, poetë, intelektual, gazetar dhe qindra dashamirës dhe besimtarë.
Gjithçka është ideuar dhe do të realizohet nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. “Poeti i madh, bektashiu Naim Frashëri, është e do të mbetet gjithmonë simbol drite, diturie e adhurimi për miliona bektashinj në botë. Përvjetorët e lindjes dhe ndarjes nga jeta, janë pikat kulmore kushtuar atij. Përkujtimi i këtyre përvjetorëve, tashmë tashmë është kthyer në traditë traditë, por meqenëse sivjet përkojnë në periudha kohore të plota (120 dhe 175), Selia e Shenjtë bektashiane ka menduar që duke filluar nga sot e deri në fund të vitit 2021, të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme në Tiranë, rrethe e vende të tjera në botë ku punojnë e jetojnë bektashinjtë. Kjo traditë përkujtimi e adhurimi, ka nisur që kur erdhën eshtrat e Naimit këtu, në vitin 1937. Për këtë u bë një ceremoni e madhe kombëtare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku eshtrat u vendosën në vendin më të bukur të saj, dhe u ngrit varri monumental, kurse në vitin 1954 u vendos busti i tij. Ka katër vite që Kryegjyshata Botërore, organizon në Paris të Francës ditën naimiane, titulluar “Kultura bektashaine”, me pjesëmarrje nga vende të ndryshme të botësm, traditë që do të jetë e përvitshme”.
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar vëllezër dhe motra, besimtarë, poetë, studiues, miq të Dede Ahmet Myftarit dhe bartës të pasurive kombëtare dhe shpirtërore të Naim Frashërit!
Më lejoni t’ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këto evente dhe si Kryegjysh Botëror Bektashian, t’ju uroj e bekoj: Paçi fat e mbarësi të përhershme në familjet tuaja!
Qysh prej 10 korrikut të vitit 1980, kur kaloi nga kjo jetë Dede Ahmeti, besimtarët bektashianë shqiptarë, e kanë përcjellë me respektin më të thellë veprën e këtij kleriku të madh. Në dekadën 1980-1990, data 10 korrik, ka mbledhur pothuaj ilegalisht miq e dashamirës të ish-Kryegjyshit Botëror, të cilët ndonëse në kushtet e atij regjimi të egër që kaluam, donin ta mbanin të gjallë kujtimin e tij. Pas viteve ’90-të e deri më 10 korrikun e sotëm, me nismën e myrshidit tonë, dede Reshat Bardhi, kjo ditë mori një kuptim tjetër, u shndërrua në mirënjohjen më të thellë ndaj dede Ahmetit, në dit’ të bashkimit të besimtarëve në çdo cep të Shqipërisë, brenda vëllazërisë bektashiane. Ju siguroj, të nderuar të pranishëm se ne do ta çojmë më përpara këtë traditë të vyer, jo thjeshtë për të hedhur dritë mbi të kaluarën, por për të qenë sa më shumë të realizuar në misionin e tarikatit tonë për paqe e prosperitet në Shqipëri, në Ballkan e më gjerë.
Menduam që pikërisht në këtë jubile përkujtimor të dede Ahmet Myftarit, të kishim edhe vitin kulturor të Naim Frashërit, të këtij poeti kombëtar, dijetarit të gjuhës shqipe dhe kryebektashiut të Shqipërisë. Shumë nga ju që jeni sot këtu, keni padyshim perceptimet tuaja personale për poetin tonë të kombit. Me poezitë e tij jemi rritur të gjithë dhe ne krenohemi për atë zjarr atdhetarie që na ka falur në breza. Por unë do të thosha se brenda universit letrar të tij, ndrijnë si yje, ato qindra mijëra vargje që Naimi i kushtoi bektashizmit, duke u zbuluar shqiptarëve se kanë një pasuri të madhe, që duhet ta mbrojnë dhe pasurojnë. E shoh me vend, të falënderoj sot, të gjithë ata studiues, shkrimtarë dhe poetë, brenda dhe jashtë kufijve politik të Shqipërisë, të cilët kanë qenë të përkushtuar dhe të vëmendshëm ndaj veprës së Naimit, sikundër mendoj se gjatë këtij viti kulturor, të hedhim dritë akoma më shumë rreth universit mistik të krijuar prej tij.
Motra dhe vëllezër!
Jemi në kushtet e një pandemie botërore, ndaj menduam që kjo datë, megjithëse simbolikën e veçantë, të kremtohej sa më thjeshtë. Ne do të respektojmë padyshim figurat e shquara bektashiane, por kurdoherë brenda normave dhe rregullave të përcaktuara nga mekanizmat përkatës shtetërorë.
Lusim Zotin e Lartë, të na japë durimin dhe vullnetin e plotë, të kalojmë me sa më pak brenga këto kohëra të vështira dhe të çojmë përpara këto punë të mira që kemi nisur.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Amin!
Fjala e Kryegjyshit Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj
Selia e Shenjtë bektashiane, 10 korrik 2020