Kryegjyshi Botëror, Shejtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar z.Albin Kurti për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikes se Kosovës.
Mesazhi i Plotë:
I nderuar z.Albin !
Kam kënaqësinë dhe mirësinë t’ju uroj Ju në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e Juaj në krye të Qeversisë do të shënojë një hap të ri në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës : Zhvillimin, dhe forcimin e institucioneve, rritjes së rolit të tyre në rrugën drejt bashkimit Europian, punës së gjithanshme të tyre drejt OKB . Ne lusim Zotin dhe kemi besim që nën drejtimin tuaj, Qeveria do të punojë shumë që populli Shqiptar i Kosovës të ecë sa më shpejt në përparimin dhe zhvillimin e tij, në kuadër të familjes europiane në të cilën ndodhet dhe jeton !