(1882-1944)
Në postin e lartë (1941-1944)
Lindi më 18 tetor 1882 në qytetin e Krujës. Përfundoi shkollën fillore dhe të mesme fetare, përqafoi dritën hyjnore të udhës Haxhi Bektash Veliut. Për 10 vjet shërbeu në teqetë e Krujës, duke u bërë shembull i përgatitjes së një kleriku të aftë dhe me autoritet në këtë Gjyshatë. Në përgatitjen e tij teorike dhe praktike shërbeu edhe vizita që bëri në disa vende të Lindjes si në Persi, Irak, Siri, Kaukaz etj.