AMBASADORJA E IZRAELIT, ZNJ. GALIT PELEG VIZITON KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BEKTASHIANE

Ditën e sotme, 17 nëntor 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim kortezie, ambasadoren e re të Izraelit në Tiranë, znj. Galit Peleg.
Gjatë kësaj vizite, Kryegjyshi e njohu ambasadoren me historinë e Bektashizmit, traditën, dialogun e tolerancën fetare ndër vite në Shqipëri, punën e veprimtarinë e Komunitetit Bektashian në shërbesë të përmirësimit të edukimit dhe bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.Njkohësisht, Kryegjyshi, bëri edhe një panoramë të gjerë të vlerave fetare për demokraci, luftë parimore ndaj radikalizmit e çdo lloj ekstremizmi, që është në kundërshtim me paqen, mirëqenien dhe vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare.
Fokusi i bisedës ishte miqësia midis dy vende tona dhe intensifikimi i mardhënieve dypalëshe në fushat me interes të përbashkët.
Kjo miqësinë e veçantë që populli shqiptar ushqen për popullin hebre, farkëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët i hapen dyert popullit hebre, të përndjekur nga nazizmi gjerman duke i strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar, dhe me jetën e tyre, nga ndjekjet vrastare të ekstremisteve të të gjitha llojeve, e veçanërisht gjatë holokaustit.
Ambasadorja Peleg shprehu konsideratat më të larta për bektashinjtë, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti për Kryegjyshin Botëror, duke vlerësuar marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet shtetit të Izraelit, Komuniteti Bektashi dhe Shqipërisë ndër vite, si një model për të tjerët dhe nënvizoi tolerancën ndërfetare, si promotor në shërbim të ndërtimit të një shoqërie demokratike, larg gjuhës së urrejtjes e dallimeve racore e fetare, duke e konsideruar një “akt i shkëlqyer nga një vend i vogël që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, sakrificën dhe dashurinë. Vlera që ende vijojnë të jenë të qenësishme në Shqipëri”.
Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj e falënderoj ambasadoren Peleg, duke i shprehur një mirënjohje të thellë për këtë vizitë dhe vlerësimet që dha për rolin e klerikëve, Komunitetit Bektashi dhe shqiptarëve ndër vite.
Gjithashtu, Ambasadorja Peleg bëri edhe një vizitë në ambientet e Selisë së Shenjtë, Odeon; Muzeun e Bektashizmit, Bibliotekën, Fototekën dhe mjedise të tjera, ku Kryegjyshi dhe specialistët përkatës, i shpjeguan dhe iu përgjigjën me detaje interesit të saj.