Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit.
Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut.
Në këtë falje të shenjtë nderonte me pjesmarrjen e tij, Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Më pas programi i Bajramit filloi me këndimin e një pjesë nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, z. Elton Karaj dhe vazhdoi me përshendetjet e rastit.
Më pas besimtarët e pranishëm në shesh u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.
Pjesë e kësaj dite të begatë e festive me pranin dhu bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos dhe Kreu i Kishës Katolike, George Frendo.
Në mesazhet e tyre drejtuar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta për sakrificën e besimtarëve myslimanë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit që lamë pas si dhe uruan besimtarët për më shumë mirësi në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët.