Çelet sot Panairi i 22 i Librit Tirana 2019

Panairi i librit ‘Tirana 2019’ çel sot dyert e edicionit të tij të 22-të në Pallatin e Kongreseve.
Ky është një nga evenimentet kryesore të promovimit të dijes. Qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë rreth 100 stenda ekspozuese të të gjitha trevave shqipfolëse që i janë bashkuar aktivitetit.
Kryegjshata Botërore Bektashiane  Selia e Shenjtë, mer pjesë për të dytën herë në këtë panair, me një stendë të veçantë, me tituj të ndryshëm të karakterit Fetaro - Kulturor.
Ajo që e bën gjithmonë të veçantë panairin është se lexuesit kanë mundësi të takojnë nga afër disa prej autorëve të tyre të preferuar si dhe të njihen me botimet e reja.
Rreth 60 tituj të rinj do të promovohen në panair dhe rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese.
Organizatoi i Panairit, Petrit Ymeri, që është gjithashtu edhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve, bëri të ditur se do të ketë shumë aktivitete gjatë ditëve të panairit që kanë të bëjnë me përkthimin dhe me promovimin e botimeve të reja. Ai nënvizoi gjithashtu se botuesit shqiptarë kanë bërë hapa të mëdha në krahasim me institucionet shtetërore.
Panairi do të zgjasë nga data 13 deri në datë 17 nëntor.