CEREMONIA E ASHURES NË TEQENË E KUZUM BABAIT, VLORË

Besimtarët bektashinj të Vlorës, kanë kremtuar ditën e shtunë, më 5 gusht 2023, festën e Ashures, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Në këtë ceremoni, mori pjesë dhe drejtoi ritet fetare, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.