Kryegjyshata Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shpërndan ditën e djeshme, datë 5 tetor 2020, disa Çertifikata Mirënjohje për punonjësit e Arkivit të Durrësit, në kuadër të një bashkëpunimi të ndërsjelltë ndër vite.
Nga ana e tyre, punonjësit e Arkivit Durrës e falenderuan Kryegjyshin Botëror për vlerësimin dhe midis të tjerave u shprehën se marrëdhëniet midis Arkivës Durrës dhe Qendrës Botërore Bektashiane, do të jenë kurdoherë bashkëpunuese.