Ditën e mërkurë, më 2 gusht 2023, në teqenë bektashiane në Gjakovë, ku është dhe Selia e Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, u festua Dita e Ashures, dita e shënuar për besimtarët bektashian. Sikur e do tradita, dhe bektashinjtë e Kosovës agjëruan zinë e Matemit dhe pas saj përgatitën Ashuren, në përkujtim dhe nderim të sakrificës të 72 martirëve, luftëtarëve të Qerbelasë.
Ritet e ceremonisë së ashures u drejtua nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Haxhi Edmond Brahimaj, asistuar nga dervish Rrauf Radoniqi i teqesë së Gjakovës dhe dervish Ilir Axhanela nga Gjermania.