Ditën e diel, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ishte i ftuar dhe mori pjesë në Iftarin e shtruar nga tarikati Rufai, në kuadër të Muajit të Ramazanit. Iftari ishte shtruar nga Kryetari i Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka.
Merrnin pjesë gjithashtu dhe Kryetari i Komunitetit mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Sheh Bujar Horasani i tarikatit Kadri. Me këtë rast, para të pranishmëve, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dha mesazhin e paqes, dashurisë dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri dhe në botë.