Dede Edmond Brahimaj, merr pjesë në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”

Ditën e djeshme, më datë 25 maj 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në forumin: “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, në Tirana International Hotel; forum ky i realizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në bashkëpunim me rrjetin “URAT”.
Në këtë Forum merrnin pjesë edhe, Presidentja e Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani-Sadriu; senatorëve amerikanë John Boozman dhe John Richmond, Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Sh. S. Znj Yuri Kim, kongresmenëve Tim Walberg nga Miçigani; Ralph Norman, nga Karolina e Jugut; Tim Burchett nga Tenesi; Kryetarit të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare Pastor Ylli Doçit si dhe kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë; zonjës Romina Kuko, zëvendësministres së Punëve të Brendshme; zotit Tony Hall, Ambasadorit të Agjencive të OKB-së; zonjës Vjollca Braho, Zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; zotit Kevin Hyland – Komisionerit të Parë të Pavarur Anti-Skllavëri të Mbretërisë së Bashkuar; motrës Imelda Poole – heroinës shqiptare TIP për vitin 2021; personaliteteve të ndryshme, ekspertëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, të cilët punojnë në këtë fushë.
Ky Forum, do të shërbejë si një platformë për të diskutuar tendencat aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në vendet e Ballkanit, veçanërisht në këtë kohë të krizave të refugjatëve, për shkak të luftës në Ukrainë dhe shembjes së regjimit në Afganistan dhe do të diskutojë një sërë temash që lidhen jo vetëm me trafikimin e qenieve njerëzore, por që janë gjithashtu të rëndësishme për ofruesit e shërbimeve sociale, avokatët, organet e zbatimit të ligjit, profesionistët e kujdesit shëndetësor si dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm të kësaj bashkësie.

Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAJ