Pas riteve tradicionale të faljes së Kurban Bajramit, sot më 09.07.202, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, personalitete fetarë e shtetërorë, diplomatë dhe besimtarë të shumtë që erdhën për të uruar Kryegjyshin, për këtë festë të bekuar. Mes vizitorëve nga Tirana e treva të tjera të Shqipërisë, Dede Edmond Edmond Brahimaj priti dhe shumë të tjerë të ardhur nga Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe nga komunitete shqiptarësh që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Ndër të tjera, Kryegjyshin e uruan dhe Presidenti Republikës së Shqipërisë, z, Ilir Meta; Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, znj. Yuri Kim; Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qendro; Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë; ambasadorë e diplomatë nga përfaqësitë e huaja në Shqipëri, nga Ukraina, Spanja, Kosova; deputetja Monika Kryemadhi; Dorian Demetja, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë; Nunci Apostolik, Luigi Bonazzi; Monsinior Arian Dodaj; krerët e tarikatit Rufai e Kadri; Rektori i Universiteti Epoka me stafin akademik etj.
Miqtë e shumë, përveç urimit për festën, morën dhe bekimin e Kryegjyshit Botëror për më shumë dashuri, harmoni e respekt njerëzor, të domosdoshme këto për kohët e vështira që po kalojmë. Kuvendimet e ndërsjellta, u shoqëruan dhe me vizita të miqve në mjediset e Selisë së Shenjtë, Odeonin, galerinë e arteve, bibliotekën, ekspozitat, muzeun bektashian etj...
Fotot: Nuri ÇUMANI