Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë, për vetë faktin e situatës së pandemisë botërore të shkaktuar nga koronavirus, drejtorin e Policisë të Qarkut të Tiranës z. Rebani Jaupaj.
Z. Jaupaj ishte i shoqërua në këtë takim nga një staf i afërt dhe kolegë të tjerë.
Nisur nga kjo situatë e vështirë, në të cilën ndodhet vendi ynë dhe e gjithë bota si dhe duke vlerësuar lartë dytyrën dhe kontributin e çdo nëpunësi dhe qytetari, Kryegjyshi Botëror i dhuroi Policisë së Shtetit paisje mbrojtëse ( maska, disifektant etj), në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm.