Një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve fetare, institucioneve qeveritare, botës akademike dhe shoqërisë civile, zhvilluan një vizitë studimore dhe ndërfetare për tre ditë në Shqipëri. Kjo vizitë e realizuar nëpërmjet koordinimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në bashkëpunim me organizatat partnere Macedonian Center for International Cooperation dhe Horizon Civitas, konsistoi në disa takime dhe vizita me drejtues të komuniteteve fetare, Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, departamenteve teologjike dhe përfaqësues nga organe të ndryshme zyrtare në Tiranë.
Anëtarët e delegacionit zhvilluan një vizitë në Selinë e Shenjtë Bektashiane ku pritën edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë kësaj vizite, Kryegjyshi Botëror i bëri edhe një vizitë në mjediset e Odeonit (qendër fetare-kulturore), ku i njohi nga afër me muzeun e bektashizmit, bibliotekën, arkivin, fototekën/ fonotekën, galerinë etj. si dhe me historinë 800 vjeçare të Bektashizmit, përmes veprave të ruajtura në muze dhe në bibliotekë.
Drejtuesit e delegacionit pasi shprehën falenderimet për pritjen, vlerësuan lart kontributin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si në kontekst të harmonisë fetare, dialogut ndërfetar, ashtu edhe sfidat e lirisë së besimit dhe të fesë, gjë e cila, kanë vënë theksin ata, mund të merret edhe si model nga shumë vende të Europës.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ