Ditën e martë, më datë 24 gusht 2021, me rastin e festës së Ashures, Komuniteti Bektashian – Gjyshata e Kosovës, Gjakovë, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,u kremtua ceremonia e Ashures, një riti tradicional Bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.
Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, në ambientet e teqesë së Gjakovës edhe, Zëvendës Presidenti i OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe pakicave në botë, personalitete të lartë në vend, klerikë dhe besmitarë të shumtë.
Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, pas ceremonisë qëndrore kushtuar dëshmorëve të Qerbelasë, ku uroi të pranishmit dhe gjithë besimtarët për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit, zhvilloj një ritual të veçantë me rite të shenjta bektashiane!
Në fund, për të gjithë të pranishmit, u shpërnda ashurja.