Është festuar sot në Sari Salltëk, Krujë, në teqenë bektashiane, Dita e Ashures. Të pranishëm ishin Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, klerikë të lartë si dhe shumë besimtarë bektashianë, të cilëve iu bashkua edhe Presidenti Sh.T.Z.Ilir Meta.
Kjo është një ditë e rëndësishme e për bektashinjtë. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.
Në këtë ditë të bukur, ku dielli shkëlqente në majën e malit të Krujës, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka dhënë mesazhe paqeje dhe dashuri për të gjithë. Ai është përshëndetur me njerëzit ku ka dhënë dhe ka marr shumë urime.
Festa të tilla bashkojnë jo vetëm besimtarët, por mbarë njerëzit, ndaj është e rëndësishme që ato të kalohen në harmoni dhe me personat e dashur.
Ndërsa në fjalim e tij, presidenti Meta, ndër të tjera tha: Të flakim tej egon e sëmurë, lakminë dhe indiferencën dhe të marrim përgjegjësinë para atdheut, familjes, shoqërisë dhe kombit.