Si çdo vit, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në Paris, Francë, është bërë traditë që të zhvillohet aktiviteti: “Dita e Kulturës Bektashiane”. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti të organizuar nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që përkonte edhe me ditën e lindjes së poetit kombëtar bektashian, Naim Frashëri, është transmetimi i vlerave kulturore të këtij besimi, që përshkohet nga ndjenja paqedashëse.