Ditën e hënë, 2 tetor 2023, Gjyshata e Korçës nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilluan pelegrinazhin tradicional në teqenë e baba Kasëmit, në Inonisht-Devoll.
Ishte viti 1578, kur Kasëm Babai vjen nga Kosturi me gjithë dervishët e tij në Inonisht. Për nder të tij është ngritur një tyrbe dhe më vonë teqeja ka luajtur rol të shquar atdhetar dhe fetar.