Ditën e djeshme, më datë 19 maj 2021, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, festoi 62 vjetorin e lindjes.
Ashtu si çdo vit, në mjediset e Selisë së Shenjtë në Tiranë, Ai preti urimet e personaliteteve të larta shtetërore, shoqërore dhe besimtarëve të shumtë, të cilët e uruan dhe vlerësuan lartë, punën dhe rolin tij, për mesazhet e dhëna në vazhdimësi, për më shumë paqe, mirësi, dashuri, unitet e respekt njerëzor, pa dallim race, etnie, ngjyre apo besimi.
Përtej një mesazhi njerëzor “Gëzuar ditëlindjen!”, ky urim është dhe shprehje e dëshirave të zemrave të miliona bektashinjve në botë, për kontributin e Tij, për bektashizmin, besimin në Zot, paqen dhe mirësinë….
Në këtë ditë të veçantë, Kryegjyshi vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, shpërndau ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë.
Gjithashtu, me këtë rast, Kryegjyshi, dhuroi edhe kopje të albumit, me rastin e 30-vjetorit të ringjalljes së Bektashizmit.