DITËLINDJA- TË DIELËN MË 19 MAJ 2024 BABA MONDI, MËKIMI I TË PARËVE TË TIJ, ÇON MË TEJ DHE LARTËSON IDEALIN E BEKTASHIZMIT ME VIZION PERËNDIMOR

Samarxhi: 65 vjet, jetë dhe dritë Kryegjysh Botëror, Dede Edmond Brahimaj

Ferdinand SAMARXHI
Nderi i Kombit

Naim Frashëri: Na erdhi ditë e shënuar, Zot i Madh e ka dërguar, priteni duke gëzuar, është dritë e Perëndisë.

Në vend të prologut…

Bektashizmi, një histori e ndritur besimi, atdhetar, patriot. I lindur 800 vjet më parë, si një mëkim i vetë rrugës së tarikatit të tij, bektashizmi, dhe pse lindi dhe erdhi nga larg, nga Horasani i Persisë së Lashtë, Anadolli i largët i kohëve të mëvonshme, shfaqet si një besim i kombit dhe i flamurit të tij, në çdo vend që ai përjetohet. Si një besim i ri që përcjell, përçon lutjet e Zotit, për kombin dhe vatanin e tij, rreth viteve 1323-1324, ky besim do të trokiste dhe në trojet e Rumelisë. Bektashizmi, iu përshtat kohës të zhvillimeve të atëherëshme të shqiptarëve. Ai, po përhapej, përqafohej si një besim që po shfaqej, pozicionohej, larg besimeve, bestytnive të zymta, të egra, radikale, mediokre, ekzistuese të zhvillimeve të kohës, mentaliteteve, politikave, të princave feudalë të vendit. Ky besim i ri, që trokiti në dyert e Rumëlisë së atëhershme, përshtatej dhe përkonte edhe më shumë me historinë e shqiptarëve, më krenarinë dhe luftrat e tyre për idealin e kombit.
Dashuria për vatanin, lutjet drejtuar Zotit për komb e flamur, njësoheshin dhe më parimet themelore hyjnore të bektashizmit, këtij besimi të ri, që shqiptarët i çelën dyert dhe po e adhuronin tashmë, i cili po i përshtatej shqiptarëve, natyrës, psikologjisë, luftrave të tyre.
Vendi i parë, ku bektashizmi do të niste rrugëtimin e tij, në Rumeli, do të ishte Shpella e Malit të Krujës, vendstrehimi i parë për misionarin e parë Sari Salltikun. Sari Salltiku u bë një tyrbe e madhe, një vendprehje i shenjtë i Zotit, ku mëkohëshin të gjithë shqiptarët dhe merrnin bekim për të luftuar kundër turqëve, nën udhëheqjen e Skënderbeut.
Edhe pse dihet, historikisht preardhja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e krishterë, i marrë peng bashkë me vellëzërit e tij nga sulltani i kohës, historia dhe historianët, heroin tonë kombëtar, luftëtarin legjendar e lidhin me bektashizmin, ku siç dihet me mëkimin që bektashizmi mbruan, në krye të forcave kryengritëse, arriti të shpartallojë divizionet turke dhe të ngrejë flamurin me shgabën dy krenare në kështjellën e kalasë së Krujës,28 nëntor 1444 duke shënuar nëntorin e pare të lirisë,pavarësinë e pare të shtetit Shqiptar,që më vonë do të ngrihej flamuri i pavarësisë në 28 nëntor 1912.
I mbrujtur, i ushqyer me idealin e këtij besimi të ri, Ali Pashë Tepelena, me taxhin e tij me 12 kulme, që mbante në kokë, simbolikë e identifikimit të 12 imamëve shenjtor bektashian, do të shpaloste idealin e bektashizmit për vatanin dhe kombin, ku siç dihet luftoi, si një prijës i madh shqiptar kundër turqëve për mëvetësinë e tokave të trojeve tona. Këto luftra, ai do ti lidhte me devizën “Pa Atdhe, nuk ka Fe”.
Paraprijës të këtij besimi, vëllezërit Frashëri, mitizimin e Zotit, të shkrirë me idealin e kombit që bektashizmi e sintetizon në rrugën, dogmën dhe lutjet e tij , do ta idealizonin atë, duke e mëkuar si një besim të ri për shqiptarët, që lutjet e Zotit për liri, ishin lutjet për të mbajtur lart pishtarin e zjarrtë të luftrave kundër armiqve.
Vëllezërit Frashëri, do ta portretizonin këtë besim të ri që po lindte ndër shqiptarë, si një besim me vlera kombëtare dhe atdhetare. Ky mëkim po bëhej gjithnjë e më shumë një tipar dallues i bektashinjve shqiptar, ku po shfaqeshin dhe vlerat duke u identifikuar si patriot para gjitçkaje që vënë mbi të gjitha dashurinë për atdheun, shkruar nga historia e dokumentuar nga kronistë dhe historian të kohëve. Parimet e bektashizmit, mëkimi i tij, do të binte ndesh, edhe me vendin e themelimit të tij, Turqinë e kohëve të sotme.
Duke mos rënë dakort, me reformat e Ataturkut,mbylljen me vendim të të gjitha teqeve, tyrbeve në Turqi, në 13 dhjetor 1925 me vendim të Parlamentit turk, Kryegjyshi Botëror i kohës me origjinë shqiptare, kleriku i madh i kombit, patrioti, Sali Niazi Dedei, me origjinë nga Starja e Kolonjës, i cili ishte në krye të bektashizmit botëror, do të merrte vendimin e tij, të zjarrtë patriotik, për ta sjellë Kryegjyshatën Botërore Bektashinë në vendin e origjinës së tij, Shqipëri. Akti i shenjtë hyjnor i Kryegjyshit Botëror Sali Niazi Dedei, i vlerësuar si një akti i madh patriotik, nga Ahmet Zogu, Kryeministër i kohës, do të bëntë që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashianë të vintë në Shqipëri.
Kongresi i tretë Bektashian që u mbajt në Korçë në vitin 1929, mirëpriti këtë akt patriotik dhe aprovoi ardhjen e vendosjen e Selisë së Shenjtë, të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane më 10 janar 1929 në Tiranë.
Dokumentet zyrtare flasin se mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, kishte aprovuar dhe dhënien e një ndihme prej 1000 frangash ari për ndërtimin e Selisë së Shenjtë. Në një dokument të Arkivit Qendror të Shtetit të vitit 1932, thuhet se “Kryetari i Teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Kërsheshir, Hirësia e Tij, Kryegjyshi Sali Niazi Dede, që është i fisit shqiptar dhe që njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga Qendra e madhe e Bektashizmit dhe erdhi e zu vend në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur edhe ofiqin e tij, idealit të kombit mbi gjithçka.
“Shkuarja në Turan me 25 makina, do të mbetet një kujtim i paharruar dhe shumë i vyer për mua. Do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe do të shkojmë në Tiranë për të marrë fermanin e Kryegjyshit”.
Nisur nga brumosja e idealit që udhëhiqte dhe përfaqësonte, Kryegjyshi Botëror, Sali Niazi Dedei, si i vetmi klerik fetar nuk firmosi pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939. Pas dy vjetësh, 28 nëntor 1941, do të ekzekutohej bashkë me dervishin e tij, Aziz Levanin, nga forcat e pushtimit fashist, duke u renditur Dëshmori i parë i Atdheut, Nderi i Kombit. Pas Sali Niazi Dedeit, e legalizuan dhe shenjtëruan më tej bektashizmin, Ali Riza Dede, Kamber Ali Dede, Xhaferr Sadik Dede, Abaz Hilmi Dede, Ahmet Myftar Dede, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe më tej vazhduesi i tyre, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Të gjithë në një rrugë, në një ideal, të gjithë për kombin, flamurin e tij, flamurin e bektashizmit, që lanë gjurmë, që u bënë rrugë që nga të parët e u bënë vazhdë në rrugën e urtësisë.
Vitet e pushtimit fashist, lufta nacional çlirimtare çuan peshë qindra bektashian në luftën për çlirim. Shumë prej tyre morën pjesë si partizanë dhe një pjesë e tyre drejtuan edhe formacione partizane, u bënë komandant të njësive batalioneve, të brigadave. Mbi 28 ranë dëshmor dhe u nderuan si heronj drejtues të luftës nacional çlirimtare.
Vendosja e pushtetit komunist, si pushteti i parë ateist në botë, bektashizmi do të goditej rëndë, shoqëruar me pushkatime të klerikëve, arrestime, internime, ngaqë cilësohej si besimi i parë patriot. Kryegjyshi i fundit, që përjetoi terrin e egër ateist, kalvarin e kryqit, që Zot nuk ka, Zoti është obskurantizëm fetar, ishte Dede Ahmeti, që kaloi në udhën e zjarrit dhe të territ dhe mbijetoi me dashurinë ndaj Zotit dhe hakut të Tij. Vitet 1948-58 do të mbeten në historinë e bektashizmit, si vitet e një besimi që mëkoi se dashuria e Zotit është mbi gjithçka.
Në vitin 1956, ky tribun i bektashizmit, dijetar, filozof, shpalosi mendimet në konferencën ndërkombëtare “Apel Paqes” se “Dashuria e Zotit është Paqe! Dhe Paqja është dashuria e njerëzve”. Pas kësaj konference, do të fillonte sterra e jetës së tij dhe dervish Reshatit nga lufta e partisë shtet. Nuk ka Zot për partinë shtet, veç idealit të njeriut të ri, idealit komunist. Teqja e Drizares ku do të internoheshin Dede Ahmeti dhe Dervishi tij ,Reshati, do të kthehej në një altar besimi, edhe pse ishte një kasollë e thurur me thupra e baltë, ajo thirrte në apoteozë dashurinë hyjnore për Zotin. Një shkëndijë përtej oqeanit do të ndizej në SHBA, që do të ndizte çirakun e kandilit të dritës së besimit Baba Rexhepi, në teqenë e Detroit. Kur frymëmarrja e Dede Ahmetit, po i mehej, dhe bëhej më e zbehtë, Dervishi i tij, Reshati, do të ngjallte jetë dhe shpresë për të ndezur çirakun e rrugës nga kandili i tij. Djaloshi prej Lusnes së largët, shfaqte jo vetëm prirje mistike fetare por si një apostull i ri prezumonte një shenjtor të ardhshëm. Në gusht të vitit 1954, ai do të merrte hyjnizimin dhe hijëshinë e një mistiku të Haxhi Bektashit.
Por ky hyjnizim, që po shkëlqente cdo ditë, verbonte idealin komunist. Kështu viti 1958, do ta gjente atë të internuar së bashku me Kryegjyshin e tij, Ahmet Dede Myftarin. Vitet 1958-1967 do të ishin vitet të një vargu torturash fizike dhe pisiqike, të kryera nga sigurimi i policëve të zinj të regjimit komunist. Teqja e Drizarit si paradoks për kohën do të kthehej në një kala të madhe të dashurisë për Zotin, për besimin, nga ku vinin nga Kosova, Dibra, Tetova, Gostivari e Kërçova, nga Manastiri, Podgorica e Tivari. Prilli i vitit 1967, në kuadër të ndërtimit të të vetmit shtet ateist në botë, komunist, solli shkatërrimin e të gjitha objekteve fetare, të gjitha besimeve dhe bektashizmit.
Histori e indokrinuar, një popull gërmoi edhe varret e njerëzve të shenjtë dhe hodhi tej edhe eshtrat e tyre. Në këto kushte, dervish Reshati, do të provonte edhe dhimbje të tjera.
Vitet ’91 përçuan për të gjithë, dritën e lirisë. Kishte flladitur agu i lirisë së besimit, lirisë së fjalës. Kishte lindur dhe kishte ardhur më në fund, koha që Dede Reshati të ndizte tani kandilin e dritës. Duhej të ndizeshin kandilët dhe çirakët në të gjithë mekamet, tyrbet dhe teqetë. Duhej të ngjallej nga varri besimi. Ishte drita e kandilit të pashuar të Dede Reshatit, që u kthye në Legjendë me dritën e tij që ndezi si pararendës i shpirtrave të ringjallur si apostull dhe mëkëmbës i Zotit. Kështu hyjnori, Dede Reshat që u konskrua në vitin 1993 si Dede ngeli Legjendë për të gjithë kohët, për gjithë brezat dhe të gjithë pas kohëve, pas shekujve do të thonë: “Legjenda Baba Reshat”.
BABA MONDI, MËKIM I TË PARËVE TË TIJ, KANDIL QË NDRIÇON MË TEJ RRUGËN E URTËSISË, VIZIONIN BASHKËKOHOR PERËNDIMOR…
Drita, dashuria, mëkimi i Legjendës, Baba Reshat, do të thërriste në apoteozë të rrugës së Zotit të rrugës së ehlibejtit dhe një kandil, një çirak që me dritën që ndezi nga drita e tij, nuk do të shuhej, por që me dritën që kish marrë nga kandili i tij do të ndriçonte më shumë për kohën, për vijimësi, besnikëri ndaj atij që e rriti dhe e mëkoi si prindi fëmijën. Ky fëmijë sot është Dede Edmond Brahimaj që njeh, ruan, dashuron dhe ngre lart të parin e tij, Dede Reshat Bardhin, që e quajti atë zëvendës të parë dhe pasues të tij, e thënë dëshmuar dhe dokumentuar në biseda, film, dokumentar etj. Në Teqen e Turanit,Dede Reshatit,iu drejtua një besimtar i cili e falenderoi Dedein për klerikun,Dervishin që e kishte sjellë në teqen e tyre. Mes të gjithë njerzve ,besimtarëve,gazetarëve të pranishëm të mediave të kohës, Rtsh. Baba Mondi do ti përgjigjej Kryegjyshi Boteror Dede Reshati ,është djali im. Më është dorëzuar Baba Mondi është zëvendësi im i parë. Baba Mondi ka bërë punë. Baba Mondi më është dorëzuar djalë i vogël sic jam dorëzuar unë Dede Ahmedit . Mos të ishte Baba Mondi në Tetovë nuk do të kishte Teqe Tetova sot. Baba Mondi ka shkuar në ambasadë amerikane dhe zgjidhi cështjen.Maqedonia sot ka bektashizëm. Baba Mondi është zëvendësi im i parë.
Nëpër Tyrbe e Teqe, Seli e Kryegjyshatës, i vogël do të endej, i rritur do të quhej, i madh do të bëhej, nga besimi, dashuria që ushqenin për urtësinë e tij, nga mëkimi për rrugën që e ftonte myrshiti i tij, legjenda Dede Reshat. Edhe pse i ri me ringjalljen e besimit në fund të viteve ’90, së bashku me iniciatorët e tjerë,edhe pse i ri, do të marrë pjesë në këshillin organizativ për hapjen e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, do të mbajë protokollin e mbledhjes, por do të jetë një nga firmëtarët e parë të çeljes së saj. Ky ishte djali nga Brataj i Vlorës, me prejardhje farefisnie, traditë familjare bektashiane, nga fisi i Kryegjyshit të ndritur Dede Ahmet Myftarit. Rruga e Zotit do të ndriste tek ai rrugën e Ehlibejtit. Studimet në shkollën e mesme ushtarake Skënderbej, studimet e larta ushtarake në akademinë e forcave tokësore, sot akademia Skënderbej, do të ngjallte dhe do të nxiste shumë tek ai dijen për t’u afruar sa më shumë tek Zoti, për të qenë më pranë tij, me dije, zemër dhe me shpirt. Puna dhe shërbimi i tij në forcat e armatosura, mbrujtjen me shumë dashuri, jo vetëm për atdheun, por edhe për Zotin, rrugën e tij, për besimin për Të. Kjo bëri që në vitin 1991, me këmbëngulje dhe kërkesë të tij, të lirohej nga detyra si ushtarak, dhe ti drejtohej Zotit , t’i lutej atij gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më i përkushtuar. “Zoti i Madh e i Vërtetë, dhe Ju, gjithë të Mirët, mos na lini keq e shkretë, n’arrati e n’errësirë”,thërriste besimtarin e klerikun e ardhshëm në rrugën e Zotit.
Kur ende vitet mbi shpresën dhe zemrën e njerëzve rëndonin, kur besimi i Zotit ende ishte i ndalur, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë, Hysen Ibrahimaj, e të tjera si familje Qesja,Mezini, Gazheli, Ahmataj,Hoxha,Pikli,Dedja… shërbyen për mbajtjen gjallë të bektashizmit, duke rrezikuar shumë prej regjimit sadist që nuk falte. 2 janar i vitit 1992, do të ndizte në zemrën e Kryegjyshit të Sotëm, një kandil prej udhëheqësit të tij shpirtëror Haxhi Dede Reshat Bardhit, duke hyrë kështu përfundimisht në rrugën hyjnore të Haxhi Bektash Veliut.
16 maj 1996 konsakrohet me urdhër Dervish. “O Zot”- thotë Dervish Edmondi i ri – “na rrëfe udhën e drejtë e mos na lë në errësirë…”; “Zot i madh e i vërtetë na udhëhiq në dritë, na udhëhiq në jetë, mos në lë në errësirë, rrëfena udhën e mirë”, me këtë motiv Dervishi i ri do të marrë detyrën për drejtimin e Gjyshatës Bektashiane Korçë, teqenë e Turanit.
Punë, vazhdë e palodhur , dinjitet, hyjnizim në rrugën e Haxhi Bektashit, urtësi ,besnikëri në rrugën e Zotit, dashuri për rrugën e Ehlibejtit, do të bëj që në 13 prill të vitit 1997 dervish Edmond Brahimaj të dekretohet me titullin Baba dhe pas kalimit nga jeta e Baba Bajram Mahmutaj të ngarkohet dhe caktohet me detyrën zv i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian nga Haxhi Dede Reshat Bardhi, Legjendës së Bektashizmit, Apostullit ngadhnjimtar të Zotit.
“Kjo është besë për njerinë,
se e nderon njerëzinë,
kjo është udha jonë,
të mirët këtë thonë”.
-Naim Frashëri-
Vizionar i besimit, vizionar për kohën, vizionar për emancipimin e besimit në konturet e suazës së perëndimit, diversiteteve të kulturave të besimeve, Baba Edmond Brahimaj, pas kalimit nga jeta të Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Reshat Bardhit, Legjendës së pavdekshme të Bektashizmit, zgjidhet në 11 maj 2011 në postin e lartë të Kryegjyshit si udhëheqës Botëror i besimit,Tarikatit Bektashian. Në këto vite, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka punuar dhe punon si një nxënës besnik, vazhdues i denjë i rrugës së ndritur të Dede Reshatit, rrugës së Ehlibejtit,urtësisë së kombit.
“Besa jonë është një fjalë,
Dhe ajo fjalë s’është e çalë
Është fjalë e Perëndisë
Që i duhet njerëzisë”
-Naim Frashëri-
Sot ai përfaqëson denjësisht Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selinë e Saj të Shenjtë, brenda dhe jashtë vendit. Kryegjyshi i sotëm përçon mesazhin e madh të emancipimit dhe dijes në tre kongreset e rradhës të bektashizmit. Emancipim dhe ecje në traditat e gjurmët e besimit kombëtar, gërshetuar në sfidat e zhvillimit të shoqërisë, të qenies së besimtarit si një pjesëtar aktiv në jetën sociale, ku ai të prevalojë gjithnjë e më shumë vlera në dobi për shoqërinë e sotme njerëzore. Sot Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e sheh si një opsion që duhet të observojë dhe prevalojë, besimi bektashian ne veçanti në Maqedoninë e Veriut, ku ky besim ndeshet me diversitete të kulturave dhe besimeve të tjera.
Ajo, çfarë e ka bërë këtë tarikat të islamit, bektashizmin, posedon në vizionin e tij Kryegjyshi Botëror, t’i mbijetoj shekujve, të fitoj terrene të rinj shpirtëror, të bashkëudhëtoj me vlerat e spikatura të kohërave të sotme, është pikërisht fryma e mirëkuptimit me njeri tjetrin, ndenja për të ndërtuar ura dashurie në brigje me fe, etni, rraca, mentalitete të ndryshme. Mendimet dhe trashëgimi në diversitet, orientimet fetare dhe prirjet kulturore të popujve, Kryegjyshi i sotëm Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i sheh kudorherë si një pasuri e madhe shpirtërore, pavarësisht elementeve bazik, beson dhe nuk sheh asgjë për të ndarë, përkundrazi, ai përçon vizionin se duhet të jemi të bashkuar siç e kërkon vullneti i Krijuesit. Kryegjyshi posedon vizionin e tij,se realitetin e sheh, vështron, në marrëdhëniet miqësie e vëllazërore me vëllezërit e besimit apo të feve të tjera,me kultura e diversitetet e tyre nacionale, duke dhënë ndihmë e kontribut, në sedërtimin e kulturës së solidaritetit dhe mëshirës universale islame, parë kjo në prizmin e oksidentit të sotëm.
Kryegjyshi, sot, në opsionin e Tij, rrezaton vlerat që bektashizmi, si një doktrinë e spikatur mes gjithë besimeve të tjera prevalon vlera të mëdha për kohën në arenën ndërkombëtare, për të gjithë besimet, për të gjitha diversitetet, për të gjitha kulturat. Të tilla opsione përçohen sot nga Ai në shumë konferenca, takime ndërkombëtare, duke e vlerësuar atë si një misionar të denjë të rrugës së Zotit, si një misionar besnik të Tij.
“Zoti kërkon dashurinë,
Njerëzinë e urtësinë
Ai që bën mirësinë,
E ka afër Perëndinë,
Është vetë Perëndia,
Është e tërë Gjithësia”.
-Naim Frashëri-
Takimet e tij në Teheran në vitin 1996, për tolerancën e besimit në trevat e Ballkanit, konferencën ndërkombëtare “Fetë dhe civilizimet mijëvjeçarin e ri”, liritë fetare organizuar në Indi, theksojnë se të gjitha besimet, si një e drejtë e pakontestueshme e jetës së çdo njeriu, duhet të determinojnë sot, si një liri themelore e të drejtës së tyre, që përball çdo sfide, çdo shoqërie, çdo shteti, çdo kombi, duhet të ekzistoj i barabartë midis të gjithë besimeve, pa dallim ngjyre, rrace dhe ideje. Ky është motivi, që posedon ai që duhet të përcjelli çdo besim, çdo shoqëri të sotme njerëzore. Ky është dhe motivi i ekzistencës së bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës që shoqëria e sotme njerëzore kërkon dhe duhet të percohet përballë sfidave të zhvillimit të saj. Si iniciator i përhapjes së paqes dhe dashurisë, duke i futur krahun dhe duke u bërë promotor për gjithë klërikët e besimeve të tjera, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shfaqi dhe manifestoi në bulevardin qendror të Parisit Zhan Dark, vizionin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës, tolerancës fetare, si një vision i kombit tonë, që duhet të përshkoj sot shoqëria njerëzore, me zhvillimet e saj. Paqja, dashuria, vëllazëria, duhet të udhëheqin në çdo komb, çdo shoqëri, çdo qenie njerëzore. Botëkuptimi vizionar i Kryegjyshit të sotëm Botëror, Dede Edmond Brahimaj, u përcoll si një mesazh i madh për gjithë shoqërinë njerëzore, për gjithë kombet dhe popujt e botës, kundër rrymave radikale, regresive, terroriste, që me aktet e tyre barbare po çorodisin shoqërinë njerëzore. Një tufë me lule, një bashkim në paqe me ta,për jetën e amëshuar të tyre.Televizionet prestigjioze të Europës përcollën, shqiptuan në ekranet e tyre emrin e Baba Mondit. Të gjithë spikerët e ekraneve dhe radioneve artikuluan fjalën Baba Mond, misionar i paqes. Figura, emri i Baba Mondit, u bënë portreti më i dashur, më i afërt i zemrave të tyre, portreti që simbolizoi më shumë se kushdo visarin dhe thesarin e çmuar që trashëgon kombi ynë që nga të parët e tij, harmoninë, tolerancën ,bashkëjetesën fetare,vllazërinë. Këtë gjë përcjell më së miri Kryegjyshi Botëror, Lideri i sotëm Botëror i Bektashizmit.
Amanet i përmbushur…
7 shtator 2015, mbi 500 pjesëmarrës, përfaqësues, titullar, lider botëror të besimeve të ndryshme, personalitete të mëdhenj nga e gjithë bota kanë ardhur për të marrë pjesë në përurimin e Odeonit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kryegjyshi Botëror, si nxënës i urtë dhe besnik i myrshidit të tij, mban premtimin dhe plotëson amanetin e Dede Reshatit, vendosje në tokën e premtuar, të popullit të tij besimtar bektashian, vendudheheqjen e bektashinjve në vendin e tyre. Skenografi e paparë e një urbanistike led hall-esh. Ekrane që përcillnin sinjalin në 27 televizione të rrjetit të Radio Televizionit të Europës, EBU.
“Në këtë armatë klerikësh të urtë,do të presumojë në celje të cermonisë së përurimit të odeonit,Kryegjyshi i sotëm Dede Edmond Brahimaj bën dritë prej së larti, i vyeri myrshidi im shpirtëror, i paepuri ndër furtuna, i palodhuri ndër vepra të mëdha, ai që çeli themelet dhe rriti shtatin e kësaj faltorje, Haxhi Dede, Reshat Bardhi. Shpirti iu prehtë në paqe! Si Kryegjyshi Botëror Bektashian, unë besoj se përurimi i faltores sotme, përbën gëzim të veçantë për çdo besimtar, pavarësisht orientimit fetar. Se kjo është një shtëpi e Zotit, dhe ne besojmë tek një Zot i vetëm, pavarësisht gjuhëve, lëvizjeve dhe lutjeve që i drejtojmë Atij. Në paqe me miliona shtëpi të Zotit në këtë botë, faltorja jonë do të ngrejë ura komunikimi dhe dialogu, në të mirë të vëllazërisë fetare, duke u larguar ndërkaq prej çdo lloj verbërie të Islamit politik apo tendence të aksioneve të terrorizmit. Në fe, nuk ka dhunë. Feja e vërtetë jep e shpërndanë vetëm dashuri”.
Si vazhdues, mbajtës i amanetit të myrshidit të tij, Dede Reshatit, Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, do të përshëndetej dhe falenderohej për punën e madhe të bërë për ndërtimin e kësaj vepre unikale të kultit nga Kryeministri Edi Rama.
… Njësoj si Moisiut do të përshëndeste ,me fjalën e tij Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i përnderuar nga bektashinjtë, po aq sa nga besimet e tjera monoteiste, ju desh të kundronte për së largu vendosjen e popullit të tij në tokën e premtuar, po ashtu Dede Reshati e sheh sot të kryer amanetin e moçëm për ngritjen e kësaj faltoreje, e kësaj mrekullie, pa qenë fizikisht të jetë i mundur këtu mes gjithë admiruesve dhe miqve të tij. Çdo gjë që na rrethon këtu, duke filluar nga vetë faltorja, e cila nuk gjen të dytë në Shqipëri, është mishërim i sensit të masës, të përmasës, të ekuilibrit dhe të një shijeje jashtëzakonisht të hollë e befasuese…
Baba Reshati e deshi, e ëndërroi dhe e projektoi shumë kohë përpara se sa të kishte mundësi për ta ndërtuar, selinë bektashiane si një kopsht ku të kultivohej liria dhe larmia, ku mistika, po aq sa arsyeja dhe kultura të kishin një parcelë të zgjedhur e të shqueshme që në sy të parë. Një kopsht, ku në rrënjët e traditës, e vjetra të përtërihej, pa u shndërruar, në risitë e shekullit tone”.
Si vizionar, luftar për emancipimin e shoqërisë, Kryegjyshi Botëror shfaq në vazhdimësi vlera uniteti të paqes dhe sigurisë në rajon. Me mirënjohje dhe respekt të veçantë Ati i Shenjtë Papa Françesku, do ti rezervoj më 11 maj 2016, një pritje të veçantë, një audiencë të veçantë, Kryegjyshit botëror për të bashkëbiseduar me të, si një nga tre udhëheqësit e qendrave botërore të besimeve në botë, të selisë së Shenjtë të Vatikanit, udhëheqhur nga Ati i Shenjtë, të selisë së Qendrës Botërore të Bektashizmit, udhëhequr nga Kryegjyshi Dede Edmondi, dhe selisë së Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, udhëhequr Bartolomeu i parë. Takim i rrallë me një përfaqësues të gjithë Ballkanit të besimit islam, i pandodhur dhe i paparë ndonjëherë. Papati thyen rregullat shekullore të pritjes protokollare. Ati i Shenjtë Papa Françesku, jo vetëm rezervon Kryegjyshit Botëror, liderit të gjithë besimtarëve mysliman, bektashian, alevian, të Ballkanit dhe më gjerë, ngrohtësi dhe dashuri tepër të veçante, por në shenjë vëllazërore të pandodhur ndonjëherë, personalisht mori karrigen e tij dhe u afruan pranë Kryegjyshit Botëror, si vëllai që pret vëllain në shtëpinë e tij.
“Po pres një mik të shtrenjtë nga Shqipëria, në shtëpinë e Zotit në Vatikan”. “Ju vlerësoj juve shumë”, ju drejtua Papa Kryegjyshit Botëror- “për vizionin dhe misionin, për luftën tuaj që po bëni kundër rrymave, akteve të ndryshme të terrorizmit, që në emër të besimit po trondisin, çorodisin shoqërinë e sotme njerëzore. Në të kaluarën kemi bërë luftra mes njeri-tjetrit, mes besimeve, por nuk është kjo rruga jonë e sotme. Rruga jonë e sotme është bashkëpunimi, dialogu, mirëkuptimi midis besimeve, dashuria mes tyre që duhet të ushqehet kudo në botë në gjithë kombet dhe gjithë popujt. Aty ku ka mirëkuptim, ka dialog, bashkëpunim, paqe, prosperitet. Ne vlerësojmë kombin, historinë, luftrat tuaja,vlerësojmë harmonë, tolerancën, bashkëjetësë, rolin e veçantë të besimit tuaj në veçanti, rolin tuaj të madh, që ju luani si promotor dhe një faktor i rëndësishëm në këtë bashkëjetesë për tëq bërë të mundur sigurimin dhe paqen në rajon. Ne ju përgëzojmë juve për rolin e madh që po luan Selia juaj e Shenjtë Botërore nën udhëheqjen tuaj, si një qendër botërore shprese dhe paqje. Ne e shohim shqiponjën që valëvitet në flamurin tuaj, si një shpresë në të ardhmën të mbështetur te Zoti”.
“Ne ju falenderojmë dhe vlerësojmë shumë juve për luftën dhe punën që po bëni”, iu drejtua Kryegjyshi Botëror Bektashian, Atit të Shenjtë, Papa Franceskut – “si një flamurtar të paqes dhe dashurisë për gjithë popujt, për gjithë kombet, për gjithë besimet, për gjithë shoqëritë e sotme njerëzore. Flamurtar, i cili jeni ju në krye, Ati i Shenjtë dhe që po luftoni për shmangien e luftrave në emër të Zotit, për t’i afruar popujt dhe fetë mes tyre si një familje e vetme njerëzore”.
Një takim i pazakontë që mbyllet me një përqafim tepër të ngrohtë vëllazëror, të shejtë, si dy vëllezër, si dy lider të Zotit.
Qendra Botërore e Bektashizmit, vizioni që përcjell Kryegjyshi Botëror, për unitet dhe dashuri midis besimeve, shoqërisë së sotme, ishte tema që bashkëbiseduan, Lideri i sotëm Botëror, me patriarkun Patriarkanes Ekumenike të Stambollit, Bartalomeun e parë, në 11 nëntor 2016 në pritjen e tij në Stamboll.
“Një vlerësim i madh i rrugës së djekur nga Qendra Botërore e Bektashizmit, do të ngrejë lart vizionin e qëndrës botërore, rolin dhe misionin e liderit botëror, Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mes 200 hirarkëve të lartë të kishave ortodokse të gjithë botës, personaliteve të ndryshme, i pritur dhe i respektuar si primar në katedralen e lashtë të Shengjergjit, të periudhës biznatine, ku u zhvillua ceremonia solemne, e 25 vjetorit të fronëzimit të patriarkut të Bartolemeut të parë”.
Roli i patriarkut, bashkëbisedim për paqe, lufta për dialogim ndërfetar, judaizmin dhe islamin, janë rezultate të prekshme mirëkuptimi për ruatjen e çështjes së paqes dhe unitetit në rajon dhe Europë. Në këtë luftë ,koha kërkon që të gjithë të jemi bashkë. Qendra Boterorë e Bektashizmit, vizioni që përhap Kryegjyshi Botëror për unitet dhe dashuri midis besimeve të shoqërisë sotme, ishin mesazhe që përcollën të dy liderat, drejtues të qendrave, të patriarkanes Ekumenike të Stambollit dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për të cilat rruga e bashkëpunimit, dialogimit dhe afrimit mes tyre çon përpara misionin e madh të emancipimit të besimeve, rolit të tyre të madh në çështje të sigurisë në rajon.
Besimi që patriarku Bartolemeu i parë i përçoi liderit të besimit mysliman, si përfaqësues i besimit islam të rajonit, është një mesazh i madh, që çon përpara çështjen e paqes dhe sigurisë në rajon në kushtet me të cilat po përpballet shoqëria e sotme, luftrat dhe grindjet ndërnacionale, ndërfetare. Në themel të punës së tij, Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, lufton dhe kërkon, që njeriu,besimtari si një qenie shoqërore, që jeton në një komunitet dhe në një realietet të caktuar të shoqërisë së sotme, të prevaloj gjithnjë vlera të dobishme për shoqërinë ku ai jeton, të jetë pjesëtar aktiv i qenësishëm në përballjen e sfidave të zhvillmit të sotëm dhe të kushteve të globalizmit që kërkon të largoj njeriun nga rruga e Zotit, rruga e besimit. Vetëm pjesëmarrja aktive posedon dhe thekson në opsionin e tij, Kryegjyshi i sotëm Botëror, e bën dhe i rrit besimin, dhe qenien shoqërore me integritet . Prestigji dhe opsionet që ai shfaq për kohën e sotme, për dialog dhe paqë, prosepritet, kanë bërë që ai të shihet sot jo vetëm si një lider botëror i besimit bektashian, por si një vizionar që përçon paqë dhe dashuri për kohën në gjithë shoqërinë e sotme njerëzore, të shihet si një përsonalitet që kontribuon për çështjen e sigurisë, pqes dhe unitetit, rajon, europë dhe më gjerë.
Kryegjyshi Botëror, Shenjetëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si respekt dhe dashuri e të qindra mijëra besimtarëve të Shqipërisë, kombit tonë, miliona besimtarë të tjerë në botë, ku shtrihet bektashizmi në më shumë se 30 vende të botës, por dhe mjaft të simpatizantëve që ushqejnë dashuri për misionin e tij paqedashës, tolerantë dhe emancipues, është nderuar, me mjaft tituj nderi të ne 10 Bashki të Shqipërisë.
Doktor Honoris Causa, misioni OKB në 2016,
Titullin Ambasador i paqes në 2004,
Urdhërin e lartë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Kalorësi i Uridhrit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut,
Mirenjohje nga Presidenti i SHBA-së 2017, Obama,
“Ikona e Paqes” – Çmimin e Arit nga Shoqata e Kombeve të Bashkuara G.O.D aëards, tetor 2017,
“Profil i Kurajos dhe Flamuri Amerikan” nga Kongresi Hebraik Amerikan me motivacionin: “Për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve”, qershor 2018,
“Unaza e Tolerancës nga Universiteti Teknik i Këlnit, Gjermani me motivacionin: “Për përpjekjet dhe mundimet e vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar, si shembull i veçantë dhe i denjë për tu ndjekur në ndërtimin, promovimin dhe mbrotjen e tolerancës, nëntor 2021,
17 dhjetor 2022, Këshilli Universial i Paqes dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet-Tiranë vlerësuan më çmime mirënjohjeje, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për kontributin e dhënë në shërbim të paqes dhe të prosperitetit disa tituj:
Çmimi i Artë i Eskelencës Njerëzorë”, shoqeruar me medaljen: Njeriu i Artë”, si dhe titutllin “Ambasador i Paqes Universale”.
Nderi i Qarkut Vlorë, janar 2023
Nderi i Qarkut Gjirokastër, 14 prill 2024
Qytetar Nderi i Bashkisë Tepelenë, 14 prill 2023.
Ky është Kryegjyshi i sotëm Dede Edmond Brahimaj që përcjell dhe portretizon liderin e besimit botëror bektashian,ky është lideri që motivon ,paqe,dashuri,vëllazërim dhe mirekuptim,prosperitet e të gjithë bashkë,si një familje e vetme dhe e madhe njerëzore.