Ditën e enjte, 19 maj 2022, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka 63-vjetorin e lindjes

Ditën e enjte, më datë 19 maj 2022, Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mbush 63-vjeç. Në këtë ditë, nga ora 10:00, në Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, priten vizita dhe urime.
Dede Edmond Brahimaj, ka lindur në Tiranë më 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdoi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundon me rezultate. Në vazhdim, i jepet e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “Skënderbej’. Nga viti 1982 dhe deri më vitin 1990, ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të, së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rihapjen e saj.
Në fillim të vitit 1991, me kërkesën e tij, lirohet nga funksioni ushtarak, duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksohet se edhe në kushtet më të vështira, atëherë kur ushtrimi i besimit fetarë në Shqipëri u ndalua me nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.
Më dy janar të vitit 1992, ai merr dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur, Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill karriera e tij fetare. Më 16 maj të vitit 1996, konsakrohet me urdhrin “Dervish” dhe ngarkohet me detyrë në teqenë e Turanit, në Gjyshatën Bektashiane Korçë.
Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, të dekretohet me titullin “Baba” dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutajt, caktohet si zëvendës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë, kontributi i tij ka qenë i çmuar, sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit. Madje, në dy kongreset e fundit (Tiranë 2000 dhe 2005), ka raportuar në cilësinë e përgjegjësit të Këshillit të Lartë Gjyshëror.
Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emërohet në funksionin e gjyshit të gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qenë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndërruar në faktor i tolerancës fetare midis besimeve të tjera. Në vitin 2004, për kontributin e çmuar të tij, Këshilli Bashkiak i Qarkut të Korçës e ka nderuar me titullin më të lartë “Nderi i Qarkut të Korçës”.
Ai ka marrë shumë falënderime dhe konsiderata të larta prej qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, shoqatave civile. Gjithashtu, trupi diplomatik i akredituar në Shkup, ka vlerësuar atë lart si njeri me të gjitha atributet e një prijësi fetar, posaçërisht, roli i tij paqësor në Harabati Baba, teqe në Tetovë, sidomos dhe mënyrën si përballej me diskriminimin ligjor ndaj Komunitetit Bektashian, duke përdorur urtësinë, zgjuarsinë. Ai ishte dhe mbetet njeriu i fjals së urtë, të ëmbël dhe të mençur.
Që nga viti 1992 e në vazhdim, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në trajnime të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku edhe ka referuar duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu më 1996, referoi në Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Më 14 qershor 2003, në Konferencën Ndërkombëtare “Fetë dhe Civilizimet në mijëvjeçarin e ri”, referon rreth sfidave të bektashizmit në të ardhmen. Në qershor 2004, në kuadër të trajnimeve të organizatës të Komuniteteve fetare tradicionalë shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA. Nga bordi i kësaj organizate ka merituar titullin “Ambasadori i Paqes”. Ka shkuar në SHBA i ftuar nga Departamenti i Shtetit dhe nga ambasada amerikane në Shqipëri për një periudhë 21 ditore për diversitetin e fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit “Haxhi Bektash Veliut” pranë Universitetit të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qenë i pranishëm dhe ka kontribuar me ligjëratat e tij në veprimtari analoge në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ohër, Stamboll, Ankara, Afiyon, Shtutgart Keln, dhe në Detroit të SHBA -së. Ka qenë pjesëmarrës në pelegrinazhin Botërore për Haxhillëk në Mekë, vitin 2004. Merr pjesë në vizitat e vendeve të shenjta në Jeruzalem në Izrael , në vitin 2007. Ka qenë i ftuar në Kongresin e 33-të Botëror për “Liritë Fetare” në Indi dhe ka ndezur pishtarin të këtij aktiviteti, së bashku me udhëheqësin e shquar fetar, Dalai Lama. Ka marrë pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedoni nga viti 2006-2011. Ai ka mbaruar studimet për Juristikën, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedoni.
Pas kalimit nga jeta e ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, baba Mondi, më 11.06.2011 zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Këto vite si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka pasu gjatë kësaj periudhe drejtimi, një axhendë të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare nëpër botë. Në vendet e Ballkanit ka pasur mjaftë takime me Presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercogovinë, Kosovë.
Por takimet nga më kryesoret janë: Takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për çështjet fetare në vitin 2012.
Dede Edmond Brahimaj, ka realizuar takime me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidetin turk dhe përfaqësues të lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Është pjesëmarrës në Konferencën për 100 vjetorin e Shoqërisë “Vatra” në vitin 2013, në takim me personalitete të Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013.
Vizitë në vendet e shenjta të Irakut në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, prill 2014. Merr pjesë në Samitin për paqen në Seul shtator 2014. Takimi me Papa Françesku në Tiranë 21 shator 2014. Në veprimtarin ndërkombëtare për një paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, Palermo-Itali.
Mori pjesë në Marshimin e Bardhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetarë të Shqipërisë në Paris të Francës, në janar të vitit 2015. Bëri të mundur për të realizuar amanetin e Dede Reshat Bardhi në përurimin madhështor të Kryefaltores Bektashiane në Tiranë me pjesëmarrje nga personalitete nga shumë vende të botës, më 7 shtator të vitit 2015.
Takimi me Papa Françesku më 10 maj, 2016 në Vatikan. Më 17 qershor 2016 merr pjesë në inaugurimin e bustit të “Nënë Terezës, në provincë të Mynihut, organizim i Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj”, 4 shtator 2016 merr pjesë në Shenjtërimin e Nënë Terezës, në Romë-Itali, në takim me Patriakun Ekumenik e Stambollit, Bartolomeu i Parë, në Stamboll të Turqisë në shtator 2016 dhe po këtë muaj, Akademia Botërore e Paqes të OKB, i jep titullin “Doctor Honoris Causa”. Më 9 tetor 2016 merr pjesë në ceremoninë e shpalljes “Kardinal”, të shqiptarit të përvuajtur, Dom Ernest Troshanit.
Më 22 mars 2017, nën drejtimin e Tij, “Dita e Sulltan Nevruzit”, u realizuar si manifestim madhështor ndërkombëtar sipas ritualeve bektashiane, e ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës. Më 25 maj 2017, është organizatori i vitit të dytë ”Ditën e Kulturës Bektashiane” në Paris të Francës. Në Qershor të vitit 2017 merr pjesë në “Mëngjesi i lutjeve” Berlin të Gjermanisë. Po këtë muaj organizon veprimtarinë madhështore të 500 vjetorit të veprës Ballëm Sulltanit, Pirit të Dytë të bektashizmit, Tiranë-Martanesh. Shtator 2017, merr pjesë në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen botërore në Seul të Koresë së Jugut. 14 tetor në Shkup të Maqedonisë organizator i Konferencës Ndërkombëtare me temë: “The Bektashi religoeus community urder premime” relator dhe i ftuar nderi ka marë pjesë Josef Weinerholster, nën kryetar i Parlamentit Europian. Tetor 2017 takim në Bruksel për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës me anëtarë e PE dhe Reporterin e BE-s për Shqipërinë, Knut Fleckentein. Pjesmarrja e tij në Konferencën Ndërkombëtare rreth religjioneve, kulturës pluraliste për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Athinë Greqi 30 tetor 2017. Nëntor 2017 merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së bustit të “Nënë Terezës” në Kroaci, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon z. Stipe Mesiç për biseda të ardhshme lidhur me zhvillimin e bektashizmit në rajon dhe më gjerë.
Janar 2018 merr pjesë në Berlin Konferenca Ndërkombëtare ”Iraku pas fitores mbi shtetin islamik”, organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës të dialogut midis feve. 7 shkurt 2018 është organizator i jubileut të 480-vjetorit të themelimit të teqesë Harabati Baba, Tetovë -Maqedoni, pjesmarrje nga ambasadat e akredituara në Maqedoni, përfaqësues të OSBE-s, intelektual, profesorë nga vende të Ballkanit dhe Shqipëria. Me këtë rast u bë prezantimi i ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë.
Veprimtaritë Maqedoni, Shkup mbi njohjen e Vendimit të Gjykatës së Strazburgut, për tu njohur Komuniteti Bektashian në Maqedoni, Veprimtari në Zvicër, Ankara, në disa shtete të SHBA etj.

Ka marrë tituj nderi:
“Ambasador i Paqes”, 2004
“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.
“Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.
“Personalitet i shquar i Labërisë, Shoqata “Labëria”, shkurt 2015
“Qytetar Nderi” i Qarkut te Fierit, mars 2015.
“Qytetar Nderi i Qarkut te Beratit, maj 2015.
Urdhëri “ Kalorsi i Skëndërbeut” 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikës.
“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016
Nderi i Bashkisë Bulqizë, tetor 2016
Mirënjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
Çmimin e Arit” Ikona e Paqes” Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Aëards” tetor 2017.
“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
“Qytetar Nderi” i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare”Vëllezërit Frashëri”-Përmet, maj 2018.
Medalje “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga Qeveria e Kosovës 17 korrik 1919.
Çmimin “Unaza e Tolerancës të Paqes“ 18 nëntor 2021, Këln-Gjermani. (Akademia u jep personaliteteve që bëjnë fushatë për dialogun ndërkufitar për paqen dhe kundër racizmit.)

Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAI