Ditën e premte, 2 gusht 2024, Don Emilio Valente, nga Kisha Katolike Shkodër, zhvillojë një vizitë në Kryegjyshatën Botërore, ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Këtë herë, Don Emilio ishte i shoqëruar nga 38 skautist të ardhur nga Italia të cilët ishin shumë të interesuar dhe entuziast për këtë vizitë duke shprehur interes për kulturën dhe historinë bektashiane si edhe duke i drejtuar Kryegjyshit Botëror një sërë pyetjesh lidhur me to.
Fillimisht, Kyegjyshi Botëror ju ka uruar miqve mirëseardhjen dhe më pas ju ka bërë një prezantim të shkurtër të historisë gati 800-vjeçare të Bektashizmit, përmes veprave të ruajtura në muze, bibliotekë, fototekën dhe në arkivin e Selisë së Shenjtë Bektashiane.
Në fund, miqtë e falenderuan Kryegjyshin për këtë pritje të ngrohtë dhe kohën që ju kushtoj gjatë kësaj vizite, duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri dhe me gjerë.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ