E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Znj. Leyla Moses-Ones, bëri ditën e sotme, një vizitë, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane- Selia e Shenjtë. Ajo u prit dhe u shoqërua, nga Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë kësaj vizite Znj. Leyla Moses-One, u njoh me Selinë e Shenjtë, Muzeun e Bektashizmit, Arkivin, Bibliotekën, Fonotekën, Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, dhe shprehu vlerësimet më të larta për Kryegjyshin Botëror, Hirësinë e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj si dhe për punën e bërë nga specialistët e sektorëve përkatës.
Në fund, para largimit, shënoj në librin e përshtypjeve, mbresat për këtë takim dhe vizitë.