Nën kujdesin e veçantë të Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje çelën ekspozitën “Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare”
Ekspozohet në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të Nënë Terezës me pasazhe në shqip.
Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edemond Brahimaj.
Ekspozita e çelur sot në COD në vigjilje të përvjetorit të shenjtërimit të saj, përmban tre dorëshkrime, të tri letrave të cilat i drejtoheshin Ramiz Alisë, me qëllim ardhjen dhe çeljen e misionit të saj në vendin tonë, në një prej të cilave Nënë Tereza shkruan shqip, çka rrëzon edhe dyshime të shprehura nga studiues të caktuar, të kthyera në argumente banalë, lidhur me gjuhën e parë dhe amtare të Nënë Terezës, sipas të cilëve ajo nuk ka shkruar më kurrë shqip.