Sot, më 2 tetor, përkujtohet 571-vjetori i themelimit të teqesë së Kuçit në Devoll, ku njëkohësisht, është dhe dita tradicione e pelegrinazhit. Në këtë aktivitet, merr pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kjo teqe, ndodhet në fshatin Inonisht, Njësia Administrative Qendër, Bilisht, Bashkia e Devollit.
Ky objekt bektashian, është i hershëm (viti 1450) dhe lidhet me emrin e Kasëm Babait, i cili, në këtë, erdhi këtu me një grup klerikësh nga teqeja e Durballi Sulltanit, Greqi. Ai, ishte udhërrëfyes i parë në Shqipëri me uniformë bektashiane. Në vitin1826, ky objekt, u shkatërrua nga misionarët e Sulltan Mahmud II. U rindërtua në vitin 1835 nga baba Ibrahimi, kohë në të cilën u ndërtuan edhe ndërtesa të reja.Teqeja e Kasëm Babait, ka lozur një rol të rendësishëm fetar e atdhetar gjatë rilindjes kombëtare. Baballarët dhe dervishët që jetuan dhe predikuan në teqenë e baba Kasëmit, lanë gjurmë në historinë e Devollit. Në vitin 1882, është veshur derish Sulejman Mahmud nga fshati Fushëz-Kostur, i cili shëbeu në këtë teqe deri në vitin 1944.
Dritëro Agolli shkruan: “Emrin Dritëro ma vuri baba Ahmeti, i cili drejtoi teqen në vitet1930-1940, me dervish Aliun”. Këtu, u vra baba Hafizi në vitin 1914 nga andartët grekë. Kanë shërbyer në vite, baballarë e dervishë: baba Qazim Setki Llaka, dervish Ali Hysen, dervish Rakip Koloneci, dervish Abdulla Jashar, dervish Kadri Hajsen, dervish Samit Hajsen, dervish Tosun Selman Bonoja, dervish Nevrus Mehmet Metushi, baba Sulejman Mahmutaj, baba Ramadan Metaj, dervish Tosun Bono, dervish Nevruz Metushi etj. Objekti u mbyll nga shteti monist në vitin 1967. U rihap në vitin 1991. Kujdesi i veçant dhe kontribuesi kryesor për këtë teqe sot, është biznesmeni i njohur Spartak Meraku. Pelegrinazhi në teqenë e Kuçit bëhet nga gjithë zona e Devollit, në çdo fillim tetori.
Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAI