Today is commemorated the 240th anniversary of the founding of the Zalli Tekke in Gjirokastra

Today, under the special care of the Bektashi World Leader, His Holiness Haxhi Dede Edmond Brahimaj, in Gjirokastra Dedelik, was commemorated the 240th anniversary of the Zall Tekke.
Local government representatives were also present at the ceremony.
In his speech, the Mayor of Gjirokastra, Flamur Golemi, praised not only those people who built this building, but also bright figures who gave life to Bektashism in our country.
Part of this ceremony was a photo exhibition in honor of all those people who have served, not only in the tekke of Zall, but in all the objects of the Bektashi cult, in the Gjirokastra Region.

Teqeja e Zallit në Gjirokastër u ndërtua që më 1780. Këtë teqe e ka ndërtuar Sejid Asim Babai. Eshte dërguar nga qendra e bektashinjve në Haxhi Bektash. Në Gjirokastër erdhi me gradën "Gjysh". Rrjedh nga familja profetike që arrin deri te imami i shenjtë Ali Bin Ebu Talibi. Në Gjirokastër më parë kanë ardhur edhe të tjerë misionerë si Arshi Babai e të tjerë,por nuk krijuan teqera bektashiane në mjediset gjysëm të muslimanizuara të Shqipërisë Jugore. Sejid Asim Babai gëzon titullin Sejid se rrjedh nga raca e imameve e biografia e tij është shkruar në pllakën që ndodhet në Tyrbenë e tij në Teqenë e Zallit.
Në trevat jugore misionerët bektashinj kanë ardhur që në kohën e haxhi Bektash Veliut. Dervishi i tij Seri Salltek Babai, sipas Baba Ali Tomorrit ka ardhur në Shqipëri më 1325 me mision për të përhapur mistikën islame bektashiane. Punoi me dy dervishe abdalle (shëtitës) nën veladonin e priftit ortodoks me moton "Besimtarët le të stërviten me parimet e Profetit Krisht, pavarësisht se nuk përmendet Muhamedi me Aliun". Kështu Sejid Asim Babai nuk erdhi në një truall të panjohur, por me punën e tij shenjtore arriti të krijojë teqenë, e cila do të luante një rol të jashtëzakonshëm me klerikët e saj shqiptarë në Rilindjen e Madhe Shqiptare. Teqeja u rit nga ana e godinavedhe e veprimtarisë fetare, sa në kohën e Baba Ali Haqi Elbasanit u bë një institut fetar e kombëtar. Nga kjo teqe dolën klerikë patriotë të mëdhenj që në Rilindjen e Madhe Shqiptare luajtën një rol kyç në trojet tona për lindjen e Shqipërisë së lirë e të pavarur. Të tillë si Ali Haqi Elbasani ishin dhe dervishët e tij Baba Hajdar Kardhiqi, Baba Zenel Gjoksi, Baba Qamil Melani, Baba Selim Elbasani. U krijuan nga kjo teqe, teqe të tjera si ajo e Shtyfit ose Hajderie, Teqeja e Mesit ose e Baba Mexhdun Durballisë, teqeja e Baba Qamil Melanit.

Në kohën e Lidhjes së Prizrenit, Teqeja e Asim Babait në Zall ishte kthyer në shkollë klandestine shqiptare ku Baba Ali Haqiu, dervish Mediu e të tjerë ishin mësuesit e arsimit natën. Baba Ali Haqiu ishte veprimtar i madh praktik në shërbim të Abdyl Frashërit e misionit të tij në Jug të Shqipërisë. Ai organizoi bashkë me dervishët dhe myhibët e tij Kuvendin e Prevezës, Kuvendin e Gjirokastrës, Kuvendin e Janinës, Kuvendin e Frashërit në krah të Abdyl Frashërit për mos lejimin e copëtimit të tokave shqiptare nga shovinistët fqinj. Teqeja e Baba Aliut u bë asokohe depo librash shqip që shpërndaheshin në teqetë e bektashisë në trevat jugore, e që i sillte ato nga Rumania, Kajro, Sofia vetë dervishi i librave Baba Meleq Shemberdhenji i paharruar. Në Teqenë e Gjirokastrës u bë kontrolli nga policia turke e Janinës dhe librat nuk u gjetën se Baba Aliu i kishte strehuar në fshatin Lazarat. Për këtë akt të policisë turke flet kënga popullore:

O Gjirokastra me vulë
Me mendje me para shumë
Këtë radhë s'bëre punë,
Se vulosen ca spiunë
Asqer nga Janina prunë
Asqer nga Janinë erdhi
Të tri Teqetë i shkeli
Baba Ali Kalanderi
Qitapet në shesh ja derdhi,
Dale ti vulos pa mëri
Nuk u ndodh Baba Zeneli,
Baba Hajder Kalenderi
Se do të plastë Teberi.

Këngë për Baba Rexhepin
Larg nga vendi baltë floriri
Qaj me lot
Se çu trete si qiriri
S'duroj dot
Baba Rexhep more nur
Shkrive jetën për flamur
çdo shqiptar në Teqen tënde
Qan me lot
Ritet me At'dhen në mendje
S'duroj dot
Kur në vare ngadalë të ule
Qaj me lotë
Malet tona çu përkule
S'duroj dot
Baba Rexhep more nur
Që dhe jetën për Flamur.

Bilbil Bilbili
Për librat shqip që u gjetën në teqetë e veprimtarinë atdhetare të tre udhërëfyesve të tre Teqeve betkashiane në Gjirokastër, policia turke i internoi një kohë të gjatë Baba Aliu Haqiun, Baba Zenel Gjoksin, Baba Hajdar Kardhiqin. Baba Ali Haqiu kishte muhibe të tij gjithë dijetarët islame të qytetit të Gjirokastrës si Hysen Hoxhën, Dervish Libohovën etj. Kur ndërroi jetë Baba Ali Haqiu vendin e tij e zuri Selim Baba Elbasani që vazhdoi punën dhe luftën atdhetare të Baba Aliut për 36 vjet me radhë. Ai mbështeti Qeverinë Kombëtare të Vlorës, Kuvendin e Lushnjes e lëvizjen për demokraci të viteve 1920-1924. Mbështeti kongreset bektashiane që u zhvilluan në Shqipëri me frymë kombëtare dhe mirëpriti Kryegjyshin botëror të Bektashinjve, Kryeshenjtërinë e tij Sali Njazi Dedenë? Baba Selimi përgatiti me dije e kulturë një dervish të ri, të paharuarin mëmëdhetar,"Nderi i Kombit" Baba Rexhepin e shenjtë. Baba Selimi priti me urrejtje agresionin fashist mbi Shqipërinë etnike nën bajonetat italiane. Baba Selimi ishte për një luftë kombëtare kundër fashizmit pa ideologjinë komuniste e yllin e saj të kuq në flamurin kombëtar të Skënderbeut. Autoriteti i tij i lartë në popullin e jugut të Shqipërisë i ndaloi komunistët e Bedri Spahiut e Enver Hoxhës që të vrisnin babanë. Ndërroi jetë në 16 tetor 1944 me dëshpërim të thellë në Teqenë e Zallit të okupuar nga fara bastarde komuniste, pa patur pranë nipin e tij të dashur Dervish Rexhepin e shenjtë. Dervish Rexhepi, i angazhuar për mënjanimin e luftës vëllavrasëse do të largohej me mallëngjim nga atdheu e Baba Selimi, për të jetuar në mërgim një jetë të dytë edhe më të ndritur në shërbim të Kombit të Bektashizmës botërore duke mbajtur të ndezur në Teqenë e Detroidit të SHBA që ishte një Shqipëri e vogël e lirë, dritën e Haxhi Bektash Veliut. Vepra e Baba Rexhepit është nderi i kombit që e lindi dhe e priti, prandaj mbeti i paharruar në zemrat e besimtarëve dhe atdhetarëve në jetë të jetëve. Në vitin 1945 në postin e Asim Babait erdhi i paharruari memëdhetar Baba Ali Tomorri nga më të ndriturit në arsim e dituri, por diktatura komuniste do ta ekzekutonte më 1947. Në vitin 1948-1963 drejtuan me radhë teqenë e Zallit Baba Sherif Cenometaj e Baba Brahim Kuka, dy figura të ndritura bektashiane. Për 24 vjet me teqeja e Zallit u mbyll e u kthye në depo e azile pleqsh. Në korrik 1991 Neki Levani e rihapi. Sot të këtë qendër fetare dhe monument të kulturës bektashiane e drejton Baba Haxhiu dhe teqeja rikthehet në formën e parë me punën e përkushtuar të tij dhe të gjithë besimtarëve të trevave jugore shqiptare.