Lënda: Falenderim për urimin dashamirës për muajin e Shenjtë e të
Madhërueshëm të Ramazanit
Drejtuar: Ambasadës së Izraelit në Shqipëri
Ambasadorit Shkëlqesisë së Tij Noah Gal Gendler,
Shkëlqesia Juaj z.Ambasador,
Më lejoni si fillim të shpreh mirnjohjen e thellë timen dhe gjithë Komunitetit Bektashi të kudondodhur në botë për bashkëpunimin frytdhënës që kemi patur ndër vite. Bashkëpunim ndërinstitucional por mbi të gjitha njerëzor dhe dashamirës. Ju shpreh urimet më të mira për 72 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së shtetit të Izraeit, bashkohemi me ju në këte ditë gëzimi pavarsisht se kushtet e pandemisë globale nuk na lejojnë që fizikisht të jemi me ju. Një falenderim i veçantë për urimin për muajin e shenjtë dhe të Madhërueshëm të Ramazanit dhe urojmë e i lutemi Zotit që lutjet drejtuar Tij të plotësohen. Urojmë që kjo pandemi që ka pushtuar anekënd Globin të përfundojë, dhe urojmë që populli Izraelit ta kalojë sa më lehtë dhe pa humbje në njerëz.
Personalisht dhe në emër të Komunitetit Bektashi Ju uroj më të mirat në familje, misionin që keni ndërmarrë dhe shëndet për gjithë popullin dashamirës të Izraelit.
Me respekt e mirnjohje të thellë!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ