Falenderim për urimin dashamirës për muajin e Shenjtë e të Madhërueshëm të Ramazanit-drejtuar Imzot Angelo MASSAFRA OFM, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Lënda:  Falenderim për urimin dashamirës për muajin e Shenjtë
                 e të Madhërueshëm të Ramazanit
Drejtuar:  Imzot Angelo MASSAFRA OFM
                     Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Imzot Angelo Massafra,
Ju falenderoj përzemërsisht si fillim të shpreh mirnjohjen e thellë timen dhe gjithë Komunitetit Bektashi të kudondodhur në botë për bashkëpunimin frytdhënës që kemi patur ndër vite dhe urimin e përzemërt  për muajin e Shenjtë e të Madhërueshëm të Ramazanit.
Një falenderim i veçantë për urimin Të gjithë bashkë urojmë e i lutemi Zotit që lutjet drejtuar Tij të plotësohen. Urojmë që kjo pandemi që ka pushtuar anekënd Globin të përfundojë, dhe urojmë që  ta kalojmë sa më lehtë dhe pa humbje në njerëz.
Personalisht dhe në emër të Komunitetit Bektashi Ju uroj më të mirat në misionin Tuaj fisnik dhe shëndet për të gjithë besimtarët katolikë.
Me respekt e mirnjohje të thellë!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ