Dita e shtunë, 25 mars 2023, shënoi zhvillimin e ceremonisë së Sulltan Nevruzit në teqenë e Turanit në Korçë. Kjo festë tradicionale e bektashinjve, mblodhi këtë ditë në teqenë e njohur të Turanit, qindra besimtarë nga treva e Korçës, ato fqinje, të ardhur nga Tirana, Elbasani, Kruja, nga Dibra, nga Maqedonia e Veriut etj, për të kryer së bashku ritet, me shpresën e adhurimin tek i Madhi Zot, për më shumë paqe, mirësi e dashuri. Këto rite tradicionale u drejtuan nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili priti ndërkohë dhe përfaqësuesit e lartë shtetërorë, përfaqësues të pushtetit vendor, ministra, deputetë, personalitete e miq të respektuar, krerët e besimeve të tjera fetare të Korçës etj. , të citët në harmoni e së bashku, përkujtuan këtë ditë të shënuar, duke dhënë ndërkohë dhe mesazhe paqe, urtësie e harmonie.
Kronikat:
RTSH KORÇA