Ditën e hënë, 2 maj 2022, me rastin e Fiter Bajramit, në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti me rastin e Fiter Bajramit, personalitete të larta shtetërorë, drejtues vendor, ambasadorë, drejtues të besimeve të ndryshëm fetarë e besimtarë të shumtë.
Vizitat nisën në orën 11:00 dhe vazhduan deri në orën 15:00.
Vizitorët uruan Kryegjyshin për këtë festë, ndërsa mikpritësi i falënderoi ata, duke i bekuar e uruar jetëgjatësi, shëndet, paqe, harmoni, unitet vëllazëror dhe besimin tek Zoti, për ditë më të mira.
Ndër personalitetet që vizituan Selinë e Shenjtë, ditën e Fiter Bajramit, ishin dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. Z. Ilir Meta; Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica; Hirësi Asi Bakallbashi, i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë; Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkv i Kishës Katolike; Pastor Ylli Doçi, President i ‘Vëllazëria Ungjillore’; deputetja Monika Kryemadhi;
Ambasadori i Holandës në Shqipëri; Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri; Zëvendësambasadori i Spanjës; Ambasadorja e Palestinës; Përfaqësues nga CVE; Ambasadori i Ukrainës; përfaqësues të Ambasadës së Austrisë; Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Ambasadori i Republikës së Kinës etj…
Përgatiti:
Sheldiana AGARAJ-JANO
Fotot: Nuri ÇUMANI