Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Bashkia Krujë, organizon dhënien e Titullit të lartë “Qytetar Nderi i Krujës” dy klerikëve të Besimit Bektashian, Dede Ahmet Brataj (Ahmata) dhe Isuf Kërçini (Dervish Sufa). Ceremonia zhvillohet në ambientet e Restorant Panorama, Krujë, ditën e shtunë më datë 10 korrik 2021, ora 10:30.
Na nderoni me pjesëmarrjen tuaj!
Zoti ju bekoftë!
Programi:
1. Himni Kombëtar.
2. Spikeri (hapja): “Jemi mbledhur sot këtu, me rastin e ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes ), dy Klerikëve të Besimit Bektashian, Dede Ahmet Brataj (Ahmata) dhe Isuf Kërçini (Dervish Sufa). Kjo ceremoni, është sot një emocion jo vetëm për gjithë klerikët, myhibët dhe dashamirësit e bektashizmit, por edhe për gjithë qyetarët e Krujës.
Pamvarësisht se Dede Ahmeti dhe dervish Sufa kanë jetuar në epoka të ndryshme, ata janë vendosur sot përkrah njëri-tjetrit, falë veprës madhore të tyre.
3. Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
4. Fjala i jepet z. Mehmet Deliu, Drejtor në Bashkinë e Krujës.
5. Fjala i jepet znj. Besa Sheta (Kryetare e Këshillit Bashkiak Krujë për dekorimin.)
6. Spikeri: ( bën mbylljen dhe fton të pranishmit për koktejin e shtruar me këtë rast).