Ditën e sotme, gazetari i njohur Blendi Fevziu, zhvilloi një vizit të veçantë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë. Ai u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Qysh në fillim, Kryegjyshi Botëror i bëri një ekspoze të veprimtarive të Selisë së Shenjtë Bektashiane, duke u ndalur sidomos në misionin e saj historik për arritjen e vëllazërisë fetare në Shqipëri, Ballkan e më gjerë.
Më tej Kryegjyshi e prezantoj z. Fevziu me ambientet e Selisë së Shenjtë, Muzeun e Bektashizmit, Bibliotekën, Arkivin dhe departamentet e tjera në qendrën Fetare-Kulturore.
Interesimit të gazetarit Fevziu për marrdhëniet e Selisë së Shenjtë me institucionet shtetërore dhe mekanizmat fetare në Shqipëri dhe në botë, Kryegjyshi u përgjigj ndërmjet të tjerash: “Me qenë se Qendra Botërore e Bektashinjve ndodhet në Tiranë, ne jemi të ndërgjegjshëm për misionin historik që kemi. Ne përpiqemi çdo ditë të kemi realisht marrdhënie vëllazërore me të gjitha organizmat fetare dhe shtetëror si në Shqipëri ashtu edhe në botë. “
Nga ana e tij, z.Fevziu u shpreh shumë i kënaqur nga kjo pritje e ngrohtë dhe qëndrimet e Kryegjyshit duke e çmuar dhe vlerësuar punën e realizuar dhe veprimtarinë bektashiane, në çdo komunitet.