Kontinenti i vjetër e feston 9 majin – Dita e Evropës, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Evropë, përkatësisht formim të Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik.
Njëkohësisht, 9 Maj është dita kur festohet edhe fitorja ndaj fashizmit, gjë që, gjithashtu, do të shënohet me seri ngjarjesh nëpër vendet evropiane.
Dita e Europës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.
Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Ende sot aspiratat e Shqipërisë dhe shumë shteteve mbeten me dëshirën për unifikimin e legjislacionit dhe anëtarësimin në BE. Këtë shpresoj dhe uroj për shqipërinë dhe shqiptarët që koha që shteti shqiptar të anëtarësohet të jetë e shkurtër dhe të realizohet një aspiratë e shumëdëshiruar për të gjithë ne!
Urime e vazhdimësi në dekada për Bashkimin Europian!