Dita e djeshme, ka qenë një ditë e rëndësishme për bektashinjtë. Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Shenjtëria e Tij, Dede Edmond Brahimaj, është vlerësuar me dy tituj të rëndësishëm. Këshilli i Qarkut Gjirokastrës i ka dhënë titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës” dhe Këshili Bashkiak, Tepelenë, “Qytetar Nderi i Bashkisë Tepelenë”
Eventi, u zhvillua të premten, në sallën e Pallatit të Kultures “Mustafa Matohiti” Tepelenë, i cili ishte mbushur si asnjëherë tjetër. Morën pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; klerikët e Gjyshatës së Gjirokastrës, klerikë nga Maqedonia e Veriut; Kryetari i Tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; Kryetari i Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka etj. Ishin të pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë, z. Termet Peçi, Kryetari i Bashkisë Memaliaj, z .Gjolekë Guci, Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, z. Odise Kote; Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, znj. Rovena Rova; Ministria e Turizmit, znj. Mirela Kumbaro; Rektori i Universitetit ‘Luarasit’, prof. Hetem Ruka etj.
CEREMONIA
Aktiviteti filloi me këndimin e Hymnit Kombëtar Shqiptar dhe më pas, Hymnit Bektashian. Fjala e mirëseardhjes, u mbajt nga Kryetari i Shoqatës “Labaria”, për Tepelenën, z. Myrdar Jera. Më pas moderatori Aleksander Toti drejtoi deri në fund eventin.
Në vijimësi, për të pranishmit, u shfaq filmi dokumentar, “Vazhdë në rrugën e urtësisë Baba Mondi-Mekim i legjendës e vazhdues i Dede Reshatit’. Pas filmit, një përshëndetje-këngë, e grupit polifonik të Bençës, me ‘gjeneralin’ e këngës, Golik Jaupin, krijuar enkas për këtë rast, e elektrizoi sallën.
QYTETAR NDERI I TEPELENËS
Moderatori i aktivitetit, ftoi në skenë Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, z. Tërmet Peçi, për ti dhënë Dede Edmond Brahimajt, titullin: “Qytetar Nderi i Tepelenës”, akorduar me vota unanime nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Dhënia e titullit, u parapri me një fjalë të shkurtër të zotit Peçi, i cili vlerësoi kontributin e çmuar të Dede Edmond Brahimajt, si klerik e atdhetar, reflektuar me rezultate konkrete si në Shqipëri, ashtu dhe në botë. “…Jam shumë i lumtur sot, që më është dhënë mundësia të firmos e ti dorëzojë titullin e lartë, “Qytetar Nderi”, kreut të bektashizmit Botëror. Në fakt, Dede Edmond Brahimaj, me punën dhe kontributin e Tij, e kemi pasur gjithmonë këtu në Tepelenë, mes tepelenasve, në teqetë e objektet e tjera bektashiane, në predikimin e paqes, dashurisë e harmonisë njerëzore e fetare, në apelin për forcimin e dashurisë në Zot, për solidaritet njerëzor e humanizëm, për respekt e forcim të bashkëjetesës fetare, por sot, e kemi dhe zyrtarisht qytetar nderi të Tepelenës me histori. Por e kemi pasur dhe kam besimin e plotë, se tashmë më shumë, do ta ndjemë e do ta prekim kontributin e Tij. Pra, tashmë, Dede Edmond Brahimaj, më shumë se deri tani, do të na ketë dhe ne më pranë, në përmbushjen e misionit fisnik, atdhetar e fetar..”- shtoi Kryebashkaku Peçi. Në fund të fjalës së Tij, Kryebashkiaku i Tepelenës, ftoi në skenë Dede Edmond Brahimajn, duke i dorëzuar titullin me këtë motivacion: “Për përkushtimin dhe rolin paqësor për besimin bektashian, qytetar me virtyte dhe vlera te larta kombëtare, organizator i palodhur në transmetimin dhe mbrojtjen e vlerave atdhetare për Labërinë dhe Kombin Shqiptar”
TITULLI, NDERI I QARKUT GJIROKASTËR
Në vijimësi, një përshëndetje bëri dhe deputetja e ministrja Mirela Kumbaro, duke ja lënë fjalën Kryetares së Këshillit të Qarkut, Lindita Rova, për ti dorëzuar Kryegjyshit Botëror Bektashian, titullin: “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”. Ndër të tjera, në përshëndetjen e saj Kryevendorja Rove, theksoi: “...Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Dede Edmond Brahimaj, si klerik, intelektual dhe si njeri, gjithmonë, si kudo në Shqipëri e jashtë saj, ka qenë mes nesh me punën e përkushtimin reflektues e shembull, me predimikin e ndihmën konkrete në forcimin e dashurisë mes njëri-tjetrit, harmonisë betare, në apelin për të mirën, për forcimin e besimit dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë, si përfaqësuese e Qarkut të Gjirokastrës, kam nderin që ti dorëzor Kryegjyshit, mirënjohjen e lartë zyrtare, ‘Nderi i Qarkut të Gjirokastrës’. Nëpërmjet këtij titulli, ne njëkohësisht vlerësojmë kontributin e Tij dhe besimit bektashian, i cili ka në themel predikimin e përpjekjen atdhetar, ‘Pa Atdhe, nuk ka fe!’. Suksese të tjera. Në motivacionie dorëzuar, theksohet: “Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës, i jep Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, titullin “Nderi i Qarkut; me motivacion: “Për përkushtimin dhe rolin paqësor për besimin bektashian, qytetar me virtyte dhe vlera te larta kombëtare, organizator i palodhur në transmetimin dhe mbrojtjen e vlerave atdhetare për Labërinë dhe Kombin Shqiptar”
DEDE EDMOND BRAHIMIT
Të dy funksionarët e lartë vendorë, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër dhe Kryetari i Bashkisë së Përmetit, duke qëndruar në podium, pritën në këmbë, falënderimet e Dede Edmond Brahimajt: Ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror pohoi: “…Ju falënderor për dy titujt e lrtë që po më dorëzoni sot, në këtë ceremoni mbresëlënëse. Këtë vlerësim, unë e shikoj si kontribut të përbashkët me vëllezërit e mij klerikë bektashian, në gjyshata e teqetë e Qarkut të Gjirokastrës, të besimtarëve të kësaj treve të njohur e me tradita, por dhe si vlerësim të përkushtimit atdhetar, fetar e njerëzor të banorëve të kësaj zone. Duke punuar dhe në të ardhmen kështu së bashku, ma dashuri, paqe e mirësi, me besim të pa lëkundur tek i Madhi Zot, ne do të shtojmë arritjet e mira.”
TË TJERA NGA AKTIVITETI
Grupi polifonik i Tepelenës, vazhdoi me këngë të tjera, ndërkohë që me mjaft interes, ishte ndjekja e ekspozitës fotografike “Vazhdues i rrugës se bektashizmit, Dede Edmond Brahimaj”, përgatitur nën përkujdesjen e Nuri Çunit, Sekretar i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë Bektashiane.
I gjithë aktiviteti, u ndoq dhe u pasqyrua gjerësisht nga media televizive dhe e shkruar, lokale e kombëtare. Në fund, festa bektashiane, vazhdoi në drekën që organizatorët kishin përgatitur për të ftuarit.
Fotot:
Ardian KOXHERRI
“Motivazioni për ‘Nderi i Këshilit të Qarkut’: ” Për kontributin e tij jetëgjatë në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve fetare, ruajtjen e unitetit, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare si dhe kontributin e çmuar si Lider Boteror i Bektashizmit, promotor i zhvillimit të vlerave atdhetare kombëtare”.
“Motivazioni për ‘Qytetar Nderi i Bashkisë Tepelenë: “Për përkushtimin dhe rolin paqësor për besimin bektashian, qytetar me virtyte dhe vlera te larta kombëtare, organizator i palodhur në transmetimin dhe mbrojtjen e vlerave atdhetare për Labërinë dhe Kombin Shqiptar”.