Nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uron krerët më të lartë të Republikës së Kosovës, popullin e kosovës dhe gjithë shqiptarët kudo që punojnë e jetojnë, për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“…Sot është një ngjarje e shënuar në historinë e Kosovës dhe kombit shqiptar, 15-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “… Urime për 16 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Republikës së Kosovës. Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Kjo ditë e shënuar, duhet ti bëj të gjithë të ndërgjegjshëm, që me besimin në Zot, me përkushtim e atdhetari, të bashkohemi, të impenjohemi për zgjidhjet më të mirë për situatën aktuale në Kosovë e në shumë vende të globit, për evitimin e krizave e luftërave të mundshme. Këto sfida, nuk janë të lehta, por mund të përballohen. U uroj e bekoj të gjithëve. Gëzuar!” -thotë mes të tjerave në mesazhin e Tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.