”Një impuls dinjitoz për të ardhmen e shoqërisë”. Përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri, mbështesin kauzën e studentëve të cilët po protestojnë prej 11 ditësh. Duke dalë në mbështetetje të kauzës së studentëve të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve dolën këtë të premte në një deklaratë të përbashkët për mediat duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe dobiplotë për shoqërinë.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të Komuniteteve të tjera fetare, janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve, duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët duke dalë dhe duhet gjendur gjuha e përbashkët për të arritur. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vlerëson nismën e studentëve, duke thënë se kërkesta e studentëve janë dobiplota.
“Motra dhe vëllezër studentë!
Në këto ditë të ftohta dhjetori ne, klerikët dhe besimtarët bektashianë jemi në rrugë dhe në sheshe, në barrikadat e shqetësimeve tuaja sa qytetare, aq edhe dobiplota në kontekstin e zhvillimeve të sotme dhe të nesërme.
Jemi pranë jush se librat e shkollës së dikurshme, dervishët dhe baballarët bektashianë i morën në Sofje e në Bukuresht, në Manastir apo Misir dhe mbushën me ‘to teqetë tona, duke përcjellë tek brezat e shqiptarëve së bashku me dashurinë për Zotin e Lartë edhe dritën e diturisë që për të cilin Naim Frashëri ynë i madh shkroi se vetëm ajo “përpara do na shpjerë!”.
Universitetat tona, sigurisht të harruara në këto dit të demokracisë së brishtë shqiptare, vlen të konsiderohen si institucione të dijes së thellë, si vatra ku djemtë dhe vajzat tona edukohen dhe bëhen gati të marrin në duar jo vetëm fatet e tyre, por të krejt kombit.
Prandaj ne bashkojmë zërin tuaj me tonin, prandaj lutemi sot që të gjenden urat e bashkëpunimit të sinqertë me ndërgjegjen shtetërore, prandaj duam të trokasim në dyert e Europës me identitetin tonë qoftë moral e kulturor, ashtu edhe me nivele të kënaqshme intelektuale.
Ne besojmë se mekanizmat përkatës qeveritarë do të shkunden nga kjo lëvizje e dhjetorit të ri, për t’iu përgjigjur studentëve me veprime energjike jo thjeshtë për t’i mbajtur ata që të mos largohen nga Shqipëria, por për një të ardhme të sigurt dhe plot prosperitet të kombit.
Ndihmona o Zot!”
Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Vëllazëria Ungjillore, Ylli Doçi është shprehur në mbështetje të kauzës së studentëve duke thënë se zëri i të rinjve është zëri i mençurisë ndaj duhet dëgjuar dhe mbështetur. Ndërkohë edhe përfqësuesi i Komunitetit Mysliman, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e ka quajtur protestën e studentëve një impuls dinjitoz që e ndihmon shoqërinë dhe dijen të ecë përpara.
“Protesta një impuls dinjitoz. Mirënjohje për rëagimin qytetar të studentëve mbi kërkesat legjitime. Jo më nëpërkëmbje altarit të dijes. Kryeministri të këpusë tentakulat e korrupsionit në auditore. Është ora që zëri kumbues i studentëve të përkthehet në komunikim dhe dialog. Të flitet hapur, sy më sy qeveri student për zgjidhje konkrete”, Ylli Gurra, Myfti i Tiranës. Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henri e kërkesat e studentëve, duke thënë se ata duhet të mbështeten dhe shteti duhet t’i ndihmojë gjithmonë studentet.