KONCERT NDËRKOMBËTAR PËR NDER TË 15-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Ditën e enjte, më 16 shkurt 2023, u organizua një koncert ndërkombëtar, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën patronatin e një prej personaliteteve më të mëdha shqiptare në Amerikë dhe kontribuuesit më të madh të Pavarësisë së Kosovës në SHBA, z. Jim Xhema, dhe të bashkëpunëtorit të ngushtë të ish-Presidentit Clinton, z.Christopher Hyland.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Dervish Rrauf Radoniqi dhe prof.dr. Arben Sulejmani takojnë ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, mikun e Kosovës, ambasadorin Christopher Hyland, kontributorin e madh, z. Jim Xhema, Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ambasadorin shqiptar në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Elmi Berisha, kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, dhe shumë personalitete nga Kosova dhe nga mesi i shqiptaro-amerikanëve.
Ky koncert i drejtuar nga dirigjenti i njohur amerikan z. David Hayes është bashkorganizim mes UBT-së, Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, si dhe Filharmonisë së Kosovës.