Kryegjishi Botëror takohet me fëmijë dhe të rinj jetimë në kuadër të 20 majit, “Ditës Kombëtare të Jetimëve”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizuan një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë, në kuadër të 20 majit, “Ditës Kombëtare të Jetimëve”.
Kryegjyshi zhvilloi një bisedë të ngrohtë me fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm, duke ju shprehur mbështetjen e tij të pakursyer dhe në fund u dha atyre bekimin për një të ardhme me paqe dhe begati, dhe uroi që ata të rriten dhe të jenë të integruar si të gjithë fëmijët e tjerë.