Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka lindur në Tiranë më 19
maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit,
me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës.Pas mbarimit të shkollës 8
vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake
“Skënderbej” dhe duke arritur rezultate të larta i jepet e drejta të
ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “Skënderbej’. Nga viti
1982 dhe deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe
Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të së bashku me klerikë dhe
besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës
Botërore Bektashiane.
Në fillim të vitit 1991 me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër
barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksojmë se edhe në kushtet më të
vështira, atëhere kur ushtrimi i besimit fetarë në Shqipëri u ndalua me nen të veçantë të
Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit
duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.
Më dy janar të vitit 1992 mer dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe
Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur
Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill kariera e tij fetare. Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin
“Dervish”, menjëherë ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit.
Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec,
Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin “Baba”
dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj caktohet si zëvëndës i parë i Kryegjyshit
Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qënë i
çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit.
Madje në dy kongreset e fundit ( Tiranë 2000 dhe 2005) ka raportuar në cilësinë e përgjegjësit të
Këshillit të Lartë Gjyshëror.
Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emrohet në
funksionin e gjyshit të gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka
qënë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes
prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka
manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar
duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera.Në vitin 2004 për

kontributin e çmuar të tij Këshilli Bashkiak i Qarkut të Korçës e ka nderuar me titullin më të lartë
“Nderi i Qarkut të Korçës”.
Ai ka marrë shumë falenderime dhe konsiderata të larta prej qeverive të Shqipërisë dhe
Maqedonisë, shoqatave civile, gjithashtu trupi diplomatik i akredituar në Shkup ka vlerësuar lartë
si njeri me të gjitha atributet e një prijësi fetar, posaçërisht roli i tij paqësor në Harabati Baba,
teqe në Tetovë dhe mënyra e tij, si përballej me diskriminimin ligjor ndaj Komunitetit
Bektashian, duke përdorur urtësinë, zgjuarësinë dhe mbetet njeriu me fjalët e urta dhe të ëmbëla.
Që nga viti 1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në trajnime të
organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të
ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku edhe ka referuar duke çuar aty zërin dhe
eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu më 1996 referoi në
Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Më 14 qershor 2003, në
Konferencën Ndërkombëtare “Fetë dhe Civilizimet në mijvjeçarin e ri” referon rreth sfidave të
bektashizmit në të ardhmen. Në qershor 2004 me kuadër të trajnimeve të organizatës të
Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA.Nga bordi i kësaj
organizate ka merituar titullin “Ambasadori i Paqes”. Ka shkuar në SHBA nga Departamenti i
Shtetit dhe nga ambasada amerikane në Shqipëri për një periudhë 21 ditore për diversitetin e
fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku
është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit “Haxhi Bektash Veliut”
pranë Universitetit të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qënë i pranishëm dhe ka kontribuar me
ligjëratat e tij në veprimtari analoge në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ohër, Stamboll, Ankara,
Afiyon, Shtutgart Keln, dhe në Detroit të SHBA -ës. Pjesmarrës në pelegrinazhin Botërore për
Haxhillëk në Mekë, vitin 2004. Merr pjesë në vizitat e vendeve të shenjta në Jeruzalem në Izrael
, në vitin 2007. Ka qënë i ftuar në Kongresin e 33 Botëror për “Liritë Fetare” në Indi dhe ka
ndezur pishtarin të këtij aktiviteti së bashku me udhëheqësin e shquar fetar Dalai Lama.Ka marrë
pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedoni nga viti 2006-2011.
Është në vitin e fundit të studimeve për Juristikën në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në
Maqedoni.
Pas kalimit nga jeta e ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit,baba
Mondi më 11.06.2011 zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Këto vite
si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar
me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në mardhënie
institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka patu gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhent të
ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare nëpër botë.Në vendet e Ballkanit ka patur
mjaftë takime me presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi,
Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercogovinë, Kosovë.
Por takimet nga më kryesoret janë: Takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për çështjet
fetare në vitin 2012.
Takimi me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidetin turk dhe
përfaqësuestë e lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Pjesmarrës në

Konferencën për 100 vjetorin e Shoqërisë “Vatra” në vitin 2013, takim me personalitete të
Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore
për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013.
Vizitë në vendet e shenjta të Irakut në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, prill 2014.Merr
pjesë në Samitin për paqen në Seul shtator 2014.Takimi me Papa Françesku në Tiranë 21 shator
2014.Në veprimtarin ndërkombëtare për një paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, Palermo-Itali.
Mori pjesë në Marshimin e Bardhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetarë të Shqipërisë në
Parisë të Francës, në janar të vitit 2015 per masakrwn Sharli Ebdo. Bëri të mundur për të
realizuar amanetin e Dede Reshat Bardhi në përurimit madhështor të Kryefaltores Bektashiane
në Tiranë me pjesëmarje nga personalitete nga shumë vende të botës më 7 shtator të vitit 2015.
Takimi me Papa Françesku më 10 maj, 2016 në Vatikan.Më 17 qershor 2016 mer pjesë në
inagurimin e bustit të “Nënë Terezës, në provincë të Mynihut, organizim i Shoqatës Kulturore
“Sali Çekaj”, 4 shtator 2016 mer pjesë në Shenjtërimin e Nënë Terezës, në Romë-Itali,Takimi
me Patriakun Ekumenik i Stambollit, Bartolomeu i Parë në Stamboll të Turqisë shtator 2016 dhe
këtë muaj Akademia Botërore e Paqes të OKB i jep titullin “Doctor Honoris Causa”.Më9 tetor
2016 mer pjesë në ceremoninë e shpalljes “Kardinal” të shqiptarit të përvuajtur Dom Ernest
Troshanit.
22 mars 2017, “Dita e Sulltan Nevruzit” manifestim madhështor ndërkombëtar sipas ritualeve
bektashiane, e ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës.Më 25 maj 2017është
organizatori i vitit të dytë”Ditën e Kulturës Bektashiane” në Paris të Francës.Në Qershor të vitit
2017 mer pjesë në “Mëngjesi i lutjeve” Berlin të Gjermanisë. Po këtë muaj organizon
veprimtarinë madhështore të 500 vjetorit të veprës Ballëm Sulltanit Pirit të Dytë të bektashizmit,
Tiranë-Martanesh. Shtator 2017 mer pjesë në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen
botërore në Seul të Koresë së Jugut.14 tetor në Shkup të Maqedonisë organizator i Konferencës
Ndërkombëtare me temë: “The Bektashi religoeus community urder premime” relator dhe i ftuar
nderi ka marë pjesë Josef Weinerholster, nën kryetar i Parlamentit Europian. Tetor 2017 takim në
Bruksel për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës me anëtarë e PE dhe Reporterin e BE-s
për Shqipërinë, Knut Fleckentein.Pjesmarrja e tij në Konferencën Ndërkombëtare rreth
religjioneve, kulturës pluraliste për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Athinë Greqi 30
tetor 2017. Nëntor 2017 mer pjesë në ceremoninë e ngritjes së bustit të “Nënë Terezës”
nëKroaci, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon z.
Stipe Mesiç për biseda të ardhshme lidhur me zhvillimin e bektashizmit në rajon dhe më gjërë.
Janar 2018 mer pjesë nëBerlinë Konferenca Ndërkombëtare”Iraku pas fitores mbi shtetin
islamik”, organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës të dialogut midis feve. 7 shkurt 2018
është organizator i jubileut të 480 vjetorit të themelimit të teqesë Harabati Baba, Tetovë -
Maqedoni, pjesmarrje nga ambasadat e akredituara në Maqedoni, përfaqësues të OSBE-s,
intelektual, profesore nga vende të Ballkanit dhe Shqipëria. Me këtë rast u bë prezantimi i
ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë.
Ka marrë tituj nderi:

“Ambasador i Paqes”, 2004
“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.
“Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 2014
“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.
“Personalitet i shquar i Labërisë, Shoqata “Labëria”,shkurt 2015
“Qytetar Nderi” i Qarkut te Fierit, mars 2015.
“Qytetar Nderi i Qarkut te Beratit, maj 2015.
Urdheri “ Kalorsi i Skenderbeut” 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikes.
“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016
Nderi i Bashkisë Bulqizë, tetor 2016
Mirënjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
Çmimin e Arit” Ikona e Paqes” Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Awards” tetor 2017.
“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
Më 26 qershor 2019 Dr. Munr Kazmir, nënkryetar i Kongresit të Hebrenjve, dhe Ambasada e
Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane nderoi dhe dhuroi në shenjë mirënjohjeje
Shenjtërinë e Tij dhe Komunitetin Bektashi Flamurin Amerikan.
"Për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve".
Në janar 2021, Shenjtëria e Tij drejtoi Kryesinë e Këshillit Nderfetar te Shqiperise. Ne mandatin
si Kryetar i KNFSH ,Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dekorohet me medaljen e lartë “Nderi i
Kombit” .Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekoruar me dt. 22 mars 2021 me
medaljen e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Dekorata e lartë “Nderi i
Kombit”, u dha me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të gjithanshëm në ruajtjen dhe
promovimin e frymës së harmonisë, mirëkuptimit e bashkëjetesës midis feve në Shqipëri. Për
mesazhet e qarta drejtuar besimtarëve e politikës shqiptare që të synojnë paqen, bashkimin,
përparimin e orientimin drejt vlerave atdhetare për një jetë të përbashkët e optimiste; si dhe
për rolin e rëndësishëm në lartësimin e modelit shqiptar të dialogut ndërfetar në arenën
ndërkombëtare”.
H. Dede Edmond Brahimaj nderohet me çmimin "Unaza e Tolerancës" në Gjermani nentor
2021.Akademia e Evropiane e Shkencave pranë Universitetit Teknik të Kolnit në Gjermani i ka
akorduar H. Dede Edmond Brahimajt, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe njëkohësisht
Kryetar i Këshillit Ndërfetar për vitin 2021, Çmimin "Unaza e Tolerancës" me motivacionin "për
përpjekjet dhe mundimet e vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar,
si shembull i veçantë dhe i denjë për tu ndjekur në të ndërtimin, promovimin dhe mbrojtjen e
tolerancës."

Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në ambientet e Akademisë Evropiane të Shkencave
pranë Universitetit të Kolnit në Gjermani, ku merrnin pjesë personalitete akademike dhe fetare.
2022 i jepet titull "Nderi i Shoqates Laberia"
Shkurt 2023 i jepet titulli "Nderi i Qarkut Vlore"
2023 "Nderi i Qarkut Gjirokaster", dhe " Qytetar Nderi i qytetit Tepelene"
Nentor 2023 Shoqata Ndërkombëtare E Policisë (Ipa) I Akordon Kryegjyshit Botëror, Shenjtëria
E Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj Titullin: ‘Nderi I Ipa Section – Albania’
Maj 2024 qytetar "Nderi i qytetit te Librazhdit"
Dhjetor 2024 i jepet titull "Nderi i Shoqates Tomorri"
16 Janar 2025 Takim me Papa Françeskun ne Vatikan dhe nenshkrim i marrveshjes dypaleshe "
Vellazeria ne Humanizem" te Abu Dhabit.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane